Ju kujtohet 2-vjeçari që pinte 40 cigare në ditë? Ja si duket sot (FOTO)

Ardi Rizal, 10 vite më parë shokoi të gjithë botën me historinë e tij. Në moshën 2-vjeçare familjarët e tij bënë publike historinë e tij, pasi ndryshe nga moshatarët e tij ai konsumonte cigare, 40 në ditë.

Sipas familjarëve të tij vogëlushi kishte krijuar varësi nga cigarja, gjë e cila i kishte shkaktuar dhe probleme shëndetësore.

Ardi Rizal, 2 vjeç
Ardi Rizal, 2 vjeç

Kjo histori mbushi të gjitha mediat botërore dhe të ndikuar nga ky presion, qeveria indoneziane reagoi dhe e dërgoi djalin në një qendër rehabilitimi. Ardi arriti që të harronte zakonin e vjetër, por kjo u arrit me një kosto, ai nisi të ushqehej shumë e si rrjedhojë të shëndoshej së tepërmi.

Ardi tashmë është 12 vjeç dhe sipas mjekëve bën një jetë të shëndetshme./r.g/Fjala.al

Ardi Rizal, 12 vjeç
Ardi Rizal, 12 vjeç