“Kishte frikë nga vajzat”/ Ish-shoqja e klasës nxjerr sekretet e Kim Jong-un

Ish shoqja e klasës e liderit suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në librin e saj tregon se diktatori ishte një njeri i vetmuar dhe kishte frikë nga vajzat në shkollë.

“Kim Jong-un ishte një njeri i vetmuar dhe kishte frikë nga vajzat në shkollë”, shkruan në librin e saj Anna Fifield.

Ajo thekson se në kohën që diktatori i Koresë së Veriut shmangte kontaktet me vajzat në kohën që kryente studimet në Zvicër.

Me librin e saj Anna i drejtohet një audience të caktuar, më konkretisht atyre personave që kanë pasur kontakte me Kim, kur ai ishte adoleshent.

Në librin “The Great Successor: The Secret Rise and Rule of Kim Jong-un”, ndër të tjera ajo shkruan:

“Në një kohë kur adoleshentët thyenin çdo rregull, Kim Jong-un nuk ishte një adhurues i festive apo playboy. Ai nuk shikonte në kampet e shkollës, festa apo disko. Kurrë nuk ka pirë qoftë një pikë alkooli. Madje ai shmangte në mënyrë absolute kontaktet me vajzat”./r.g/Fjala.al