Tritol dhe granata, kuksiani kapet “mat” në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Durrësit ka sekuestruar një sasi të madhe lëndësh plasëse gjatë operacionit “Mbikalimi” gjatë ditës së djeshme.

Pasi e kishte vënë në ndjekje, policia ndaloi një vendin e quajtur “Mbikalimi i hekurit” një 47-vjeçar duke kryer ndaj tij fillimisht një kontroll.

Gjatë kontrollit, 47-vjeçarit iu kapën 3.5 kallëpe tritol, si edhe 20 granata ofensive dhe ndezëzat e tyre. Pasi sekuestruan këtë pjesë, policia kreu kontrolle edhe në shtëpinë nga ku ai kishte origjinën, në Kukës duke sekuestruar edhe pjesën tjetër të lëndës plasëse.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, Strukturat hetimore të DVP Durrës, po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Po punoj si deputet i Tiranës”/ Rama paralajmëron rregullore të re për ndërtuesit

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim në Facebook, foli sërish për hapësirat publike. Në një deklaratë të bërë në vijim...

Avokati i Popullit nis hetimet për trajtimin e Erion Veliajt në paraburgim

Avokati i Popullit ka nisur verifikimet lidhur me mënyrën se si është shoqëruar Erion Veliaj nga paraburgimi i Durrësit në ambientet e një klinike...

“Nuk jam kujtuar tani për lirimin e hapësirave”/ Rama: Jemi në Tiranë, jo Teheran!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një komunikim të drejtpërdrejtë në Facebook, ku u ndal te reformat në qeverisje, procesi i integrimit europian dhe...

Tmerr në aeroportin e Korfuzit, goma e avionit shpërthen gjatë ngritjes

Një familje britanike përjetoi momente të tmerrshme gjatë kthimit nga pushimet në Korfuzi, kur një nga gomat e avionit të tyre shpërtheu gjatë ngritjes...

Ankorohet në Portin e Durrësit anija luftarake turke e klasit ‘Bajraktar’

Mbërrin në Portin e Durrësit “TCG Sancaktar”, anija desantuese e dytë e klasit ‘Bajraktar’, pjesë e flotës ushtarake turke dhe forcave të Aleancës. Kjo...

Lajme të tjera

Web TV