Shpyllëzimi i Amazonës në nivelet më të larta në 12 vite, sipas të dhënave të fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpyllëzimi i Amazonës është në nivelet më të larta për dymbëdhjetë vitet e fundit, sipas të dhënave më të fundit nga Instituti Kombëtar brazilian i Hulumtimeve Hapësinore.

Nga korriku i vitit 2019 dhe deri në gusht të këtij viti raportohet se është shpyllëzuar një sipërfaqe prej 11.088 kilometrash katrorë, një rritje prej 9.6 për qind në krahasim me vitin e shkuar.

Shifrat janë më të larta të regjistruara që nga 2008, kur u shkatërrua një sipërfaqe prej 12.911 kilometrash katrorë.

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, njihet për skepticizmin e tij ndaj ndryshimeve klimatike dhe është kritikuar gjerësisht për menaxhimin e kësaj dukurie.

Vizioni i qeverisë së Bolsonaros mbi zhvillimin e Amazonës na kthen në të shkuarën, me shifra shpyllëzimi që nuk janë vërejtur që prej 2008”, thotë Cristiane Mazzetti e organizatës Greenpeace.

Është një pikëpamje e prapambetur që nuk përfaqëson shumicën e qytetarëve të Brazilit dhe nuk është në përputhje me përpjekjet mbarë botërore mbi menaxhimin e krizës klimatike dhe biodiversitetit”.

Greenpeace tha se nëse miratohet buxheti i Bolsonaros për 2021, agjencive të mjedisit do iu shkurtohen rreth “35 për qind e buxhetit”.

Amazona është pylli më i madh tropikal në botë dhe ka një rol kritik në betejën kundër ndryshimeve klimatike për shkak të aftësisë së lartë thithëse të karbonit.

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden është shprehur gjatë një debati elektoral se Brazili do të vuajë pasojat të rënda ekonomike nëse shpyllëzimi do të vijojë./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV