Mezani: Gjilani, një përvojë e paharrueshme, krenar për Evropën, keqardhje për sezonin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri vlonjat rrëfen posaçërisht për Fjala.al aventurën e tij në Superligën e Kosovës. Gentjan Mezani, e ka mbyllur pas një viti e gjysmë bashkëpunimin me nënkampionen e Kosovës. Ka qenë një nga historitë e suksesit të trajnerëve nga Shqipëria në Superligën e Kosovës, por edhe kjo histori është mbyllur të dielën, teksa humbja në derbin përballë Dritës, ka bërë trajneri vlonjat, Gentjan Mezani, të japë dorëheqjen nga Gjilani. Drejtuesit e klubit gjilanas e kanë pranuar kërkesën e ish-trajnerit të Flamurtarit, Laçit dhe Luftëtarit në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, për të mbyllur këtu bashkëpunimin mes palëve.
Mezani e drejtoi Gjilanin nga marsi i vitit 2019 deri më sot në 30 nëntor 2020. Ai arriti ta kualifikonte ekipin për herë të parë në veprimtaritë kontinentale sezonin e kaluar, duke bërë një paraqitje modeste në Ligën e Evropës. Gjilani zuri vendin e dytë pas rivales qytetëse, Dritës. Por edicioni i ri i Superligës është karakterizuar me luhatje të vazhdueshme nga ana e skuadrës së Mezanit. Në 14 ndeshje, skuadra ka siguruar 23 pikë, duke qenë 9 pikë prapa Ballkanit kryesuese.
Në një komunikatë zyrtare të lëshuar nga klubi, bëhet e ditur se, në ndeshjet në vazhdim, Gjilanin do ta udhëheqë Drejtori Sportiv, Sallah Sherifi. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i Mezanit, i cili padyshim mbetet një nga trajnerët e rinj më premtues në futbollin shqiptar. Gentjan Mezani ka dhënë të hënën dorëheqjen nga detyra e trajnerit të Gjilanit, pasi e udhëhoqi për një vit e gjysmë ekipin, në atë që vlonjati cilësoi si një përvojë të frytshme.
“Ka qenë një përvojë, do të thoja, shumë e mirë për mua, sepse kam njohur një kampionat tjetër, jashtë kampionatit shqiptar, pra, Superligën e Kosovës, – ka thënë Mezani, duke folur posaçërisht për Fjala.al. – Mendoj që, në një vit e gjysmë, kemi patur shumë çaste të kënaqshme, ashtu siç kemi patur edhe hidhërime në ndeshje të caktuara.” Po cilat kanë qenë kulmet e kësaj përvoje për Mezanin? “Unë mendoj që kënaqësia më e madhe ka qenë pjesëmarrja në Ligën e Evropës, pra, çuarja, për herë të parë e kësaj skuadre në veprimtaritë kontinentale”, – përgjigjet 41-vjeçari.
“Kjo ishte një kënaqësi e madhe, duke patur parasysh që sezonin e shkuar, Gjilani ishte projektuar për të luajtur në Evropë”, – shton ish-trajnerit i Flamurtarit, Laçit dhe Luftëtarit në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, ka sidoqoftë edhe një peng. “Keqardhje unë mund të quaj mosçuarjen deri në fund të këtij sezoni futbollistik, ku objektivi madhor do të ishte padyshim fitimi i titullit, – thotë ai. – Do të ishte një kënaqësi e madhe për mua që të isha sërish unë trajneri që do t’i çonte për herë të parë drejt titullit.”
“Do të ishte kënaqësi t’ia jepja këtë kënaqësi si presidentit dhe kryesisë së klubit, por edhe tifozerisë së kësaj skuadre, “Skifterave””, – ka shtuar vlonjati. Përkundër zërave për oferta nga klubet e Superiores, Mezani mbetet një trajner i lirë për momentin. “Nuk jam kontaktuar momentalisht nga asnjë skuadër dhe as unë nuk kam menduar, në mënyrë absolute për këtë gjë, – ka zbuluar trajneri. – Askush nuk më ka marrë në telefon për të më bërë ndonjë ofertë, për të shkuar diku.”
“Si e theksova, nuk e kam menduar, sepse unë të hënën e kam dhënë dorëheqjen, edhe pse e kisha menduar më përpara, – ka vijuar Mezani. – Të mërkurën jam kthyer nga Gjilani dhe mendoj e ndjehem akoma si trajneri i kësaj skuadre, edhe pse momentalisht nuk jam më trajner i saj. Pra, askush nuk më ka kontaktuar dhe nuk kam nisur të mendoj ende për të ardhmen.” Humbja të dielën në derbin përballë Dritës, ka bërë trajneri vlonjat të japë një ditë më pas dorëheqjen nga Gjilani.

Të fundit

Zelensky uron Trumpin pas inaugurimit: Nën udhëheqjen tënde, presim një paqe afatgjatë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përgëzuar presidentin e sapo betuar të SHBA-ve, Donald Trump për mandatin e tij të...

Nuk ndalen sherret në BBV, Rozana debaton me Valbonën: Ik fut ndonjë treshe në sherr

Dita e sotme ka nisur me sherr mes Rozanës dhe Valbonës, në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Teksa këngëtarja po bënte grimin aty...

Berisha nën hetim për ‘21 janarin’, testi për fuqinë e SPAK

Nga Jakin Marena Këtë të martë mbushen plot 14 vite nga ngjarja e përgjakshme e 21 janarit 2011, ku u vranë 4 demonstrues të pafajshëm...

Osmani uron Donald Trump: Kosova është shteti më pro amerikan në botë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar urimet më të përzemërta për Donald Trumpin, pas betimit të tij si Presidenti i 47-të...

BSH, FMN, Shoqata e Bankave: Kujdes me ndërtimin!

Që nga viti 2018, në Tiranë janë dhënë mesatarisht 1.2 milionë metra katrorë leje ndërtimi në vit për banesa, me rekordin që u arrit...

Lajme të tjera

Web TV