Shuhet në moshën 88-vjeçare Petrit Murzaku, sportisti që sfidoi disiplinat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare fituesi i trofeve në shumë sporte. Sporti shqiptar ka humbur të mërkurën një nga figurat që spikati në shumë rrafshe të tij, teksa Petrit Murzaku është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Ai ka lënë gjurmë për 16 vjet në fushat e volejbollit, basketbollit, futbollit dhe atletikës së lehtë, e të tjera, që prej viti 1948, deri më 1964. Kështu, është ndarë të mërkurën nga jeta në moshën 88-vjeçare një ndër pionierët dhe ikonat e mëdha të Klubit Sportiv “Partizani”, Petrit Murzaku.

Ai ka lënë gjurmë në fushat e volejbollit, basketbollit, futbollit dhe atletikës së lehtë, që prej viti 1948 deri më 1964, pra për 16 vjet, për ta vazhduar pastaj jetën sportive në kahun tjetër, si trajner dhe specialist dhe drejtues i përgatitjes fizike në shkolla të specializuara ushtarake, deri më 1987-ën, kur edhe doli në pension, në moshën 55 vjeçare. Petrit Murzaku ka fituar 9 herë kampionatin kombëtar të volejbollit, 4 herë kampionatin kombëtar të basketbolli, 3 herë kampionatin kombëtar të futbollit.

Ai ka qenë 9 herë kampion në hedhjen e shtizës, në të gjitha pjesëtar i “Partizanit”, ndërsa ka zhvilluar 110 ndeshje ndërkombëtare në volejboll dhe basketboll dhe ka fituar 57 prej tyre, pa përmendur fitoret në Kupat e Republikës, duke fituar shumë e shumë medalje e trofe. Murzaku u lind në Tiranë më 1932-shin dhe rrugëtimi i tij arsimor e çoi atë nga Instituti i Lartë i Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në kryeqytet, në Shkollën Ushtarake Pedagogjike “Leningrad”, në ish-Bashkimin Sovjetik.
Për të vijuar më pas me një karrierë të larmishme dhe të pasur sportive, që ishte për t’u patur zili. Me ndarjen nga jeta të Murzakut, sporti shqiptar ka humbur një nga figurat më të spikatura të tij.

Skeda sportive kampionit PETRIT MURZAKU, Mjeshtër i Merituar Sporti

Lexo edhe :  Chelsea-United, një propozim i padëgjuar më parë në merkato

o 1932. Lindi në Tiranë
o Kreu Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi”
o Shkollën Ushtarake Pedagogjike “Leningrad”.
o 24 vjet në Shkollën e Bashkuar të Oficerave si pedagog dhe shef katedre

KARRIERA SPORTIVE
o Trajner i ekipit të volejbollit
o Kapiten i ekipit kombëtar të volejbollit
o Anëtar i ekipit kombëtar të basketbollit
o Kampion dhe rekordmen në flakjen e shtizës
o Ka 110 takime ndërkombëtare, 57 fitore me ekipin kombëtar
o Pjesëmarrës në dy kampionate europiane dhe një botëror
o Ka luajtur si futbollist, boksier, hendbollist, atlet, volejbollist, basketbollist.
o Është nderuar me titullin: “Nderi i Qytetit të Tiranës”

TITUJ NDERI
o Mjeshtër i Merituar i Sportit
o Nder i Sportit Shqiptar
o Urdhër i Artë “Naim Frashëri”
o Urdhër i Punës i Klasit të Dytë
o Urdhëri “Skënderbeu” i Klasit të dytë
o Urdhër Ushtarak i Klasit të dytë
o Urdhër i “Yllit të Kuq”
o Urdhëri “Naim Frashëri” të Klasit Parë dhe Dytë
o 22 Medalje kampioni në volejboll dhe basketboll
o Dekoratë personale, akorduar nga Presidenti rus Putin
o Medalja e Çlirimit

GJUHA E HUAJ
Rusisht

TITUJT KAMPION
Në volejboll në vitet: 1952, 1953, 1954, 1955, 1956, 1958, 1959, 1960, 1961, 1962 dhe 1963.
Në basketboll: 1952, 1953, 1954, 1955, 1956 dhe 1957.
Në shtizë: 1955, 1956, 1957, 1958, 1959, 1960, 1961, 1962 dhe 1963.

NË SPARTAKIADËN KOMBËTARE
o Volejboll Vendi i Parë,
o Shtizë Vendi i Parë,
o Gjyle Vendi i Dytë,
o Dhjetëgarësh Vendi i Dytë,
o 1955. Pjesëmarrës në Festivalin Botëror të Varshavës, për volejboll.
o 1957. Pjesëmarrjës në lojërat e Festivalit të Rinisë në Moskë
o 1962, 1974. Turne sportiv në Kinë, ku u luajt futboll dhe volejboll, në qytetet: Pekin, Hanxhou, Tiançin, Kanton etj.
Vendet me ekipet e të cilave është ndeshur ekipi ynë kombëtar i volejbollit, pjesë e të cilit ka qenë edhe Petriti: Rumania, Polonia, Gjermania, Austria, B.S., Kina, Hungaria, Bullgaria, Çekia, Belgjika, Holanda, Jugosllavia, Italia, Egjipti, Japonia, Mongolia, Turqia, Kore e Veriut, Anglia dhe Danimarka.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Bosnjë, jep dorëheqjen kryeministri i Republikës Sërpska

Radovan Vishkoviç, kryeministër i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, dha dorëheqje nga posti i tij të hënën,...

Situata me zjarret, Berisha tregon arsyet përse ishin krim shtetëror

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka cilësuar një krim shtetëror zjarret që shkaktuan dëme të mëdha në disa zona të vendit përgjatë...

Ushtria europiane brenda Ukrainës? Meloni përplaset me Macron para takimit me Trump

Fillimisht ajo fluturoi drejt Romës, për t’u lidhur me video konferencwn e  Koalicionit të të Vullnetshmëve dhe për të përgatitur një linjë të përbashkët...

Rama publikon pamjet, vijon puna për godinën e Teatrit të ri Kombëtar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga puna për ndërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar në qendër të Tiranës. “Kantieri i Teatrit të Ri...

Postimi misterioz i Trumpit trazon rrjetin, një gabim, kod apo mesazh i fshehtë?

Postimi i çuditshëm me një fjalë i presidentit të SHBA-së, Donald Trump në rrjetet sociale ka ngatërruar shumë njerëz, me përdoruesit që spekulojnë kuptimin...

Lajme të tjera

Web TV