Zbardhen emrat e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e nesërme në Kuvend pritet të votohet përbërja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për raportin e Dick Marty.

Anëtarët nga mazhoranca të Komisionit të Posaçëm do të jenë Ulsi Manja, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti dhe Ermonela Felaj. Ndërsa nga opozita parlamentare anëtarë janë Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Enver Roshi. Pjesë e komisionit do jetë edhe deputetja Elena Xhina.

Komisioni do të drejtohet nga Ulsi Manja dhe nesër në seancë plenare do të miratohen emrat e 9 anëtarëve.

Kujtojmë se të enjten e kaluar Kuvendi miratoi me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim ngritjen e Komisionit të Posaçëm për pretendimet në raportin e Dick Marty për luftën e Kosovës, që implikonte UÇK-në./r.g/fjala.al

Të fundit

“Ti je babi im”, Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa

“E Diela Ndryshe” ka mbërritur në puntatën e tetë dhe të fundit, në një mision drejt Korçës. Ndërsa udhëtojnë...

Armëpushimi Iran-Izrael nuk zgjat Netanyahu do një luftë të përhershme

Simon Tisdall* “Lufta mbaroi!” – Përveçse nuk ka mbaruar, as për së afërmi. Armëpushimi verbal mes Iranit dhe Izraelit mund të shkatërrohet në çdo moment....

“Luftë”, informalitetit në turizëm, Tatimet monitorim të rreptë për Booking dhe AirBnB

Tatimet kanë nisur një aksion për formalizimin e sektorit të turizmit, duke monitoruar dhe analizuar subjektet që janë në platformat Booking dhe AirBnB për...

Temperaturat e larta, ministrja Koçiu ndan këshilla për të përballuar të nxehtin e verës

Temperaturart e larta në këto ditë vere sjellin nevojën për shtim të kujdesit ndaj vetes. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka përcjellë...

Çfarë mungon në verën ideale për fëmijët? Hapësirat publike bujare

Të bëhesh prind të bën të shohësh qytetet ndryshe. Meritojmë më shumë sesa parqe të mbyllura dhe pishina për fëmijë me dry Rhiannon Lucy Cosslett Nuk...

Lajme të tjera

Web TV