Aksident/ Automjeti i ambasadës ruse përplas motorin në Tiranë

Një aksident është shënuar të enjten paradite në kryeqytet.

Bëhet me dije se në këtë aksident u përfshinë dy mjete, një makinë e ambasadës ruse dhe një motor.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, veçse dëme materiale, siç shihet edhe nga fotot e publikuara nga Fjala.al.

Mësohet se policia mbërriti menjëherë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.