Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 të rinj në Pogradec

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Korçës ka arrestuar një shtetas i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Perimetri”, dhe kapen në flagrancë 2 bashkëpunëtorët e tij pasi po transportonin kundrejt fitimit, 7 emigrantë të paligjshëm.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit në DVP Korçë dhe Policinë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim M. S., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit B. D., 20 vjeç, banues në Tiranë dhe R. K., 25 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasit e mësipërm janë kapur nga forcat e Policisë, në afërsi të fshatit Beragozhd, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetet tip “Benz” dhe “Ford”, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shumës 1400 euro në total, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Shtetasi M. S. ishte shpallur në kërkim policor më datë 11.10.2020, në kuadër të këtij operacioni, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, tha Policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”

Sot, 30 qershor, në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion nis procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe...

Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Nga Mero Baze Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre...

Kur toka u la me gjak, Beteja e Solferinos dhe Traktati i Zyrihut

24 qershor 1859, Ka beteja që ndryshojnë fatin e kombeve, dhe ka beteja që ndryshojnë fatin e njerëzimit. Beteja e Solferinos, e zhvilluar më...

Parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2025

Deri në mesditë Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të...

Zgjedhjet e 11 majit/ Dash Sula: PD vuri galloshët në listë të sigurt, PS hoqi gangsterët

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli, zgjedhjet e fundit dhe dështimin e PD-së. Sula u...

Lajme të tjera

Web TV