Shuhet ish-presidenti që modernizoi Francën dhe një nga arkitektët e Bashkimit Europian

epa07884916 Former French President Valery Giscard d'Estaing arrives for Jacques Chirac's last service at Saint Sulpice church in Paris, France, 30 September 2019. Past and current heads of states are gathering in Paris to pay tribute to former French President Jacques Chirac who died last week at the age of 86. EPA-EFE/FRANCOIS MORI / POOL MAXPPP OUT

Ish presidenti francez Valery Giscard d’Estaing u shua. Ai mbylli sytë përgjithmonë në moshën 94 vjeçare. Kohët e fundit ishte shtruar në spital, në Francën perëndimore. Giscard shërbeu si udhëheqës i Francës nga 1974 deri në 1981.

Ai ishte i njohur për drejtimin e modernizimit të shoqërisë franceze gjatë presidencës së tij, duke përfshirë lejimin e divorcit me pëlqimin e ndërsjellë dhe abortit, dhe ishte një nga arkitektët e Bashkimit Europian.

Një figurë kryesore e qendrës së djathtë franceze, “VGE” u zgjodh anëtar i Parlamentit Evropian nga 1989 në 1993.
l.m/Fjala.al