Tentuan të trafikojnë bomba me telekomandë në Mal të Zi, si u zbuluan dy durrsakët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona janë vënë në prangat e policisë, pasi kanë tentuar të trafikonin bomba me telekombandë drejt Malit të Zi.

Pas një hetimi një mujor, në kuadër të operacionit policor “Distanca”, janë arrestuar në flagrancë shtetasit Erol Çiçi, 33 vjeç dhe Mariglen Gruda, 30 vjeç banues në Durrës (të dënuar më parë).

Këta shtetas u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, në hyrje të qytetit të Lezhës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në çantën e shtetasit Mariglen Gruda, janë gjetur dy bomba me mekanizëm shpërthimi në distancë nëpërmjet aparatit telefonik celular, ku njëra ishte me lëndë të dyshuar plasëse e llojit tritol dhe tjetra me lëndë të dyshuar si plasëse e llojit dinamit, të cilat dyshohet se do t’i trafikonin në drejtim të Malit të Zi.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” kryer në bashkëpunim./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

Ka ndërruar jetë regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani në moshwn 86-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur...

Policia e Lezhës prangos 28-vjeçarin, pritet ekstradimi drejt Kosovës

Policia e Lezhës ka arrestuar një 28-vjeçar me qëllim ekstradimin drejt Kosovës. Sipas raportimeve, i riu akuzohet nga autoritetet e Kosovës për vjedhje ndërsa...

“Berisha flet si Maduro, po gënjen demokratët”

Gazetari Ardit Rada ishte i ftuar në “Off the Record” ku komentoi kërkesën e Sali Berishës drejtuar SHBA që të shpallë grupet kriminale në...

“Patronazhistët të shpallen të jashtëligjshëm”

Gazetari Poli Hoxha bëri në “Off the Record” një analizë të rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit dhe pretendimit të opozitës për vjedhjen dhe...

“Na jep lekë, motorin dhe orën!” Rrëmbehet për 5 orë djali i biznesmenit

Pesë orët e kaluara në duart e rrëmbyesve të djalit të një biznesmeni nga Athina ishin të tmerrshme. Katër autorë e rrëmbyen atë dhe,...

Lajme të tjera

Web TV