Aksident në autostradën Thumanë-Milot, dy të plagosur te Trauma

Dy persona kanë mbetur të plagosur në afërsi të nënkalimit Fushë Mamurras.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Thumanë-Milot, ndërsa drejtuesi i këtij çiklomotori në tentativë për të devijuar, ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rrugës.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësorë ndërsa raportohet se ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti./Bl.Ba/Fjala.al