Priftërinjtë e Napolit kundër që stadiumi të marrë emrin e Maradonës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup priftërinjsh i ka shkruar një letër kryepeshkopit të Napolit, Kreshencio Sepe, duke i kërkuar të dalë kundër vendimit që Stadiumi i qytetit, “San Paolo”, të marrë emrin e Diego Armando Maradonës.

Legjenda e Napolit vdiq javën e shkuar në moshën 60-vjeçare pas një sulmi në zemër. Kryetari i Bashkisë së Napolit, Luixhi De Magistris, kishte vendosur menjëherë që stadiumin “San Paolo” ta riemërtojë me emrin e legjendës me numrin 10 të skuadrës italian.

Por ky propozim nuk ka gjetur miratimin e të gjithëve. Sipas të përditshmes “Il Mattino”, një grup priftërinjsh në Napoli i ka shkruar letër kryepeshkopit, duke i kërkuar që të refuzojë emrin e kampionit të botës së vitit 1986.

Stadiumi San Paolo duhet të emërtohet në bazë të të shenjtit që na solli Jezusin”, – thuhet në letër. “Me përulësi, ndiejmë përgjegjësi që t’ju shkruajmë, – vijon letra e priftërinjve. –

Të gjithë pajtohemi për një gjë: Nuk duam vetëm një emër. Do të ishte në rregull të ishte emri “San Paolo – Maradona”, sikurse Milano e ka emërtuar Stadiumin “San Siro – Meaca”.

Letra është nënshkruar nga Don Salvatore Xhuliano, Don Luixhi Merola, Don Karmine Amore, Don Lelo Pontiçeli dhe Don Armando Sanino./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti

Pas tarifave doganore të reja ndaj Kanadasë, tani është radha e Bashkimit Evropian. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dërgoi një...

Fyerje në baza fetare dhe tallje me Zonjën e Parë, Turqia nis hetim ndaj Spotify

Një ditë tjetër, një tjetër hetim në Turqi — këtë herë duke synuar Spotify, i cili është nën shqyrtim për dyshime për “fyerje të...

Ankthi klimatik më detyroi të lija profesionin si pilot. Por e dua fluturimin

Nga George Hibberd E dua fluturimin. Kam dashur të bëhem pilot që në fëmijëri. U rrita në Chichester, West Sussex, nën një korridor ajror që...

Azem, ti nuk je gjallë!

Edvin Kulluri Në dhjetor të 1990, një grup studentësh që mendonin se kishte ardhur koha që edhe Shqipëria të hidhte tej me përbuzje diktaturën komuniste,...

FDA miraton pilulën e parë për kancerin më të përhapur të mushkërive në stad të avancuar

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar tabletën e parë për trajtimin e karcinomës së mushkërive me qeliza jo të vogla (NSCLC)...

Lajme të tjera

Web TV