Transformohet një tjetër rrugë e Tiranës

Ekipi i terrenit në Bashkinë e Tiranës po kryen punime në rrugën “Vorbsi” në Njësinë 13, me qëllim që banorët e asaj lagje me në fokus fëmijët të jetojnë në kushte të mira infrastrukturore.

I gjithë segmenti rrugor po pajiset me rrjetin e ri të ujësjellësit, duke garantuar kështu furnizim me ujë të pijshëm me të gjithë parametrat dhe cilësinë e duhur.

Gjithashtu në rrugë po hidhen shtresa asfaltike, po sistemohet trotuari, duke e pajisur edhe me ndriçim, në mënyrë që kalimtarët të jenë më të sigurt.

Bashkia e Tiranës po ndërhyn edhe në rrugët dhe rrugicat e lagjeve, për t’iu mundësuar banorëve të kryeqytetit kushte sa më mira infrastrukturore për një cilësi jetese më të mirë e të kënaqshme./Bl.Ba/Fjala.al