E pazakontë, avioni bën ulje emergjente në autostradë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një avion i vogël u ul mbrëmjen e së mërkurës në një autostradë në Minnesota, SHBA, duke goditur një automjet, por pa shkaktuar dëme në njerëz.

Autoritetet policore në Minnesota thanë se avioni Bellanca Viking bëri një ulje emergjente, pak përpara orës 21:30 në Interstate 35, një autostradë e madhe në qytetin e Arden Hills.

Teksa avioni u ul u përplas me një automjet në autostradë, duke bllokuar trafikun për disa orë. Zyrtarët thanë se fatmirësisht nga incidenti nuk pati të lënduar.

Autoritetet zbuluan edhe identitetin e pilotit megjithatë nuk dhanë detaje nëse në bord kishte persona të tjerë. Pritet që zyrtarët të bëjnë të ditur edhe shkakun e uljes emergjente të avionit.l.m/Fjala.al

Të fundit

Trump paralajmëron pasoja nëse dështon samiti Putin–Zelensky

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pranoi këtë të hënë se nuk mund të garantojë që presidenti rus, Vladimir Putin,...

Gushti i zi dhe pyetja e madhe: Quo vadis, Shqipëri?

Nga Leonard Veizi Gushti i këtij viti do të mbahet mend si një muaj i zi për vendin. Në vend të gëzimit të verës, plazheve...

Mot me kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme

Ditën e sotme (26 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira mesatare deri...

Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

Një raport i ri i publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bazuar në të dhënat e platformës Speedtest për muajin korrik 2025, tregon se...

26 gusht 1966 – Fillon Lufta Kufitare e Afrikës së Jugut

Më 26 gusht 1966, në Omugulugwombashe të Namibisë veriore, shpërtheu një përplasje e armatosur midis forcave të Afrikës së Jugut dhe luftëtarëve të Organizatës...

Lajme të tjera

Web TV