Kapen 10 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, një i arrestuar

Në kufirin greko-shqiptar policia ka kapur 10 kilogramë marijuanë. Raportohet se operacioni ka ndodhur në kilometrin e shtatë të aksit Janinë-Kozani.

Lidhur me ngjarjen është vënë në pranga një shtetas grek, emri dhe mosha e të cilit nuk janë bërë publike. Policia ka sekuestruar mjetin e të arrestuarit si dhe 10 pako me 9 kg marijuanë si dhe 121.5 gram hashash.

Ndaj të arrestuarit janë ngritur akuza për, import, transport dhe trafik droge si dhe për shkelje të masave për parandalimin e Covid-19.