Lezhë, ekzektutohet me armë zjarri një efektiv policie

Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është gjetur i vdekur në një automjet i cili u gjet jashtë rruge sot herët në mëngjes në zonën e Lezhës.

Sipas burimeve për Fjala.al, djali 26 vjeçar është qëlluar me armë zjarri dhe duket se kjo ka provokuar aksident që është mbyllur me vdekjen fatale të të riut.

Gjithçka u mësua sot, rreth orës 02:20, kur në Sallën Operative të policisë së Lezhës ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Atje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar në mjetin tip “Volkwagen” shtetasin Xhulio Prela, 26 vjeç, punonjës Policie i FNSH Shkodër, i cili kishte humbur jetën.

Nga veprimet paraprake dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i pocaçëm hetimor me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë./Bl.Ba/Fjala.al