U qëllua me plumb në zemër/ Si u ekzekutua efektivi 26-vjeçar i FNSH-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbulohen detaje të reja nga ekzekutimi i policit në Lezhë. Raportohet se viktima Xhulio Prela ka qenë duke u kthyer nga Aeroporti i Rinasit, kur është ekzekutuar me plumb në zemër në aksin rrugor Milot-Lezhë.

26-vjeçari është ekzekutuar nga një automjet tjetër dhe bëhet e ditur se policia e ka identifikuar dhe po punon për kapjen e autorëve.

Gjatë kontrollit të hetuesve në vendin e ngjarjes janë zbuluar 3 gëzhoja armë zjarri. 26-vjeçari Xhulio Prela ishte me origjinë nga Puka.

Më datë 05.12.2020, rreth orës 02:20, në Sallën Operative të DVP Lezhë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, një automjet ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar në mjetin tip “Volkwagen” shtetasin Xh.P., 26 vjeç, punonjës Policie i FNSH Shkodër, i cili kishte humbur jetën“, njofton policia.

Xhulio Prela ishte me origjinë nga Puka, banonte në Rrilë dhe ishte student në Akademinë e Policisë Tiranë në vitin e 3-të.

Prela ka punuar dy vite në Komisariatin e Policisë Lezhë, ndërsa prej një viti ishte transferuar në FNSH-në Shkodër!/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Portali i Berishës del blof, Rama nuk udhëtoi në Londër me ‘business class’

Portali i familjes Berisha ka publikuar një tjetër gënjeshtër të radhës, duke aluduar se kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja...

Gruaja ndërroi jetë pas ndërhyrjes për ngushtim të stomakut, reagon mjeku

Ka reaguar mjeku Ilir Shani, i cili ndodhet në qendër të akuzave për neglizhencë në trajtimin mjekësor, pas vdekjes së pacientes, e cila ndërroi...

“Më tha zemrën e kam top!”/ Ylli Manjani tregon bisedën e fundit me Artan Lamen

Ylli Manjani ka reaguar për vdekjen e Artan Lames, duke thënë se i duket e pabesueshme. Ai tregon se foli një javë më parë me...

Evropianët vihen kundër Orbanit: Bllokojini fondet Hungarisë!

Një grup euro-deputetësh i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të bllokojë fondet për Hungarinë me efekt të menjëhershëm, për shkak të zhbërjes së...

SPAK i sekuestron apartamentet Erion Veliajt

SPAK njofton ngritjen e një akuze të re ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për fshehje pasurie. Njoftimi i plotë:  Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Lajme të tjera

Web TV