Çfarë ndodhi aty? Konkurrentët e Përputhen na befasuan me takimin pas mullarit!

Takimi i radhës në “Përputhen” ishte ai mes Melisës dhe Mevlanit. Melisa erdhi me gomar si një nuse fshati dhe djali që po e priste. Ata më pas nuk janë ulur në asnjë restorant por pas një mullari ku kanë sqaruar disa prej debateve që kanë pasur. Ky takim është shoqëruar me mjaft momente gazmore.

Kjo pasi konkurentët kishin vendosur që takimin e tyre ta zhvillonin në fshat. Larg kryeqytetit dhe zhurmës, mes ajrit të pastër dhe freskisë së natyrës, Mevlani dhe Melisa zgjuan nostalgjinë për të gjithë me takimin e tyre “mbrapa mullarit”.

Në takim nuk munguan as situatat gazmore, por edhe ato serioze. Ndër temat që u hap në diskutim ishte ajo e prindërimit.

Melisa tha se të kesh vajzë e kupton tamam çdo të thotë prind dhe këtë e ka mësuar nga babai i saj.

Nga ana tjetër Mevlani u shpreh se është pro bashkëjetesës, por ai është tradicional, kështuqë kurrsesi nuk do të mos ta konsideronte një dasmë.

Pa.Va/Fjala.al