Hiqej si investitore dhe iu mori 20 mln lekë shtetasve të ndryshëm, arrestohet 49-vjeçarja

Policia e Tiranës vuri në pranga pas një pune hetimore disa mujore, në operacionin e koduar “Investitori”, një grua e cila hiqej si investitore dhe i merrte përmes mashtrimit shuma të konsiderueshme parash shtetasve të ndryshëm.

Sipas bluve, 49-vjeçarja e ndaluar rezulton me precedentë të mëparshëm penal për veprën penale “Mashtrimi”.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, nisur nga kallëzimet e bëra nga disa qytetarë të ndryshëm për një shtetase e cila hiqej si investitore duke iu marrë shuma të konsiderushme parash shtetasve të ndryshëm duke ju premtuar klering/ ndërrim apartamente, njësi shërbimi, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Investitori”, si rezultat i të cilit u ndalua shtetasja: A.H., 49 vjeçe, e dënuar më parë për veprën penale “Mashtrimi.

Kjo shtetase në rolin e investitores iu ka marrë shuma të konsiderushme rreth 200 milion lekë të vjetra shtetasve të ndryshëm duke iu premtuar si klering/ndërrim apartamente, njësi shërbimi, hekur në funksion të ndërtimeve të pallateve apo paisje me gabina elektrike të tensionit të lartë në funksion të pallateve’, tha Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi“,“Falsifikimi i dokumentave”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”./Bl.Ba/Fjala.al