Befason gazetari i njohur: Kam fotot e kufomës së 25-vjeçarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Spartak Koka ka arritur të sigurojë disa foto të trupit të pajetë të 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u qëllua me armë zjarri nga një efektiv policie një ditë më parë.

Në një lidhje në emisionin “Opinion”, Koka tha se viktima kishte dhjetë të qepura në pjesën e kokës si dhe dëmtime në pjesën e ballit dhe të hundës.

“Ka dhjetë të qepura në kokë, hematoma në pjesën e ballit, hematoma në fytyrë dhe në pjesën e hundës, por që nuk dihen se nga janë shkaktuar. Familjarët kanë parë foton dhe kufomën dhe thonë, që sipas tyre është armë zjarri”, u shpreh Spartak Koka ndërsa tha që tashmë i takon Mjekësisë Ligjore të sqarojë plagët.

Ndërkohë sipas gazetarit kjo e komplikon situatën, në një kohë kur Prokuroria ka deklaruar se në trupin e të riut është qëlluar vetëm 1 plumb, ndërkohë që sipas të dhënave nga SHÇBA u tha se nga arma e policit është qëlluar 2 herë.

“Prokuroria thotë se ka vetëm një goditje me armë zjarri në shpatull. Ndërkohë sipas të dhënave nga SHÇBA nga arma e policit ëshë qëlluar 2 herë”, tha Koka./Opinion.al

Të fundit

Zelensky: Armëpushim i menjëhershëm nëse Rusia ndalon sulmet, do ishte e ndershme

Ukraina është e gatshme për armëpushim të menjëhershëm nëse Rusia ndalon sulmet. Kështu deklaroi Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i...

Gjendet pa jetë një 37-vjeçar afër Portit të Shëngjinit, dyshohet se është mbytur

Një person është gjetur pa shenja jete në afërsi të Portit të Shëngjinit. 37-vjeçari i cili është identifikuar dyshohet se është mbytur, pasi nuk janë...

Rama-Doshi, mesazhi i koduar për kryebashkiakun e Vau-Dejës: Mos luaj me dy porta!

Në fund të takimit në prezantimin e projekteve për Shkodrën, kryeministri Edi Rama i "tërhoqi veshin" kryebashkiakut të Vau Dejës, Kristian Shkreli, lidhur me...

Mbante peng dhe dhunonte partneren italiane, arrestohet 27-vjeçari në Fier

Policia ka arrestuar një 27-vjeçar, pasi mbantë të mbyllur bashkëjetuesen italiane dhe e dhunonte atë në banesën e tij në Cakran, ku e mbante...

Rama apo Berisha, cili po bën fushatë më të mirë për zgjedhjet e 11 majit?

Edi Rama dhe Sali Berisha janë rikthyer pas 12 vitesh në garë të drejtpërdrejtë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Javët e fundit kanë...

Lajme të tjera

Web TV