Protestuesit i venë flakën pemës së Vitit të Ri në qendër të kryeqytetit

Protestuesit vijuan protestën e tyre deri në sheshin ”Skënderbej”. Ata i kanë vënë flakën pemës së Krishtlindjeve në shesh.

Si fillim protestuesit i kanë hequr zbukurimet pemës dhe më pas i kanë vënë asaj flakën.

Më parë protestuesit sulmuan Kryeministrinë, Ministrinë e Brendshme si dhe godinën e Bashkisë së Tiranës si revoltë ndaj aktit të djeshëm për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie në mesnatë në Laprakë të Tiranës.

Kujtojmë se më parë ata i vunë flakën dhe rrëzuan pemën e Krishtlindjeve që ndodhej para Kryeministrisë.

Pa.Va/Fjala.al