Dorëheqja e Lleshaj dhe protestat në Tiranë/ Ja çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj ka gjetur hapësirë edhe në mediat ndërkombëtare.

“Ministri shqiptar i Brendshëm, Sandër Lleshaj, dha dorëheqjen pas protestave të provokuara nga vrasja e një të riu nga një patrullë policie në Tiranë më 8 Dhjetor, i cili kishte shkelur shtetrrethimin e natës në fuqi për të luftuar pandemia Covid”- shkruan agjencia italiane e lajmeve “Ansa”.

Por ndërsa kryeministri po i fliste kombit-vijon agjencia- në Tiranë ndodhi një demonstratë e re e dhunshme e qindra të rinjve që u përleshën me forcat speciale të policisë.

Dorëheqja është pasqyruar edhe në rrjetin evropian televiziv, EuroNews.

“Ministri i Brendshëm i Shqipërisë dha dorëheqjen të enjten për vrasjen nga ana e një oficeri policie të një të riu që shkeli shtetrrethimin, një incident që shkaktoi protesta të dhunshme të mërkurën”, shkruan rrjeti prestigjioz Reuters.

“Një valë zemërimi shpërtheu në Shqipëri pas vrasjes me gjak të ftohtë të 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia”, shkruan gazeta greke “Ta Nea”.

Protestat dhe dorëheqja janë pasqyruar edhe në mediat turke dhe në gjuhë të tjera.

Pa.Va.Fjala.al

Të fundit

Temperatura përvëluese/ Vendi shënon rekord vdekjesh nga i nxehti ekstrem

Muajt e korrikut dhe gushtit në Portugali u karakterizuan nga paralajmërime të shumta për temperatura të larta që përkuan...

1973 – Kriza e pengjeve në Stokholm dhe lindja e Sindromës së Stokholmit

Më 23 gusht 1973, një ngjarje e pazakontë ndodhi në qytetin e Stokholmit, kryeqyteti i Suedisë, që më vonë do të bëhej baza për...

Rusia goditi një fabrikë amerikane në Ukrainë, reagon Trump: Jam i pakënaqur

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të premten se ishte i pakënaqur që Rusia kishte goditur një fabrikë amerikane në Ukrainë dhe në përgjithësi se...

“Berisha duhet ta vazhdojë betejën në Parlament”, Doris Pack mesazh për opozitën

Ish-eurodeputetja Doris Pack, ka komentuar në News24 situatën politike në Shqipëri, ku theksoi se opozita duhet të vazhdojë betejën e saj edhe në Parlament,...

Çfarë është festa e Tomorrit!

Festa e Malit të Tomorrit është ngjarja më e madhe fetare e bektashinjve dhe një nga pelegrinazhet më të rëndësishme shpirtërore në Shqipëri. Ajo...

Lajme të tjera

Web TV