Ashtu si në Tiranë dhe qytete të tjera edhe në Durrës qytetarët janë ngritur për të protestuar për të kërkuar drejtësi për vrasjen e të riut, Klodian Rasha, nga një efektiv policie.
Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet e siguruara nga “Panorama”, protestuesit jo vetëm që i kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave, kanë hedhur lëndë piroteknike, por kanë djegur edhe pemën e Krishtlindjeve.
Ndërsa në Tiranë policia po vijon aksionin e saj për shpërndarjen e grupeve të protestuesve me gazë lotsjellës dhe autobote me ujë.
Pa.Va/Fjala.al