Borusia e Dortmundit shkarkon trajnerin, Lucien Favre largohet pas humbjes 1-5 me Shtutgartin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lucien Favre largohet pas humbjes 1-5 të shtunën në shtëpi përballë Shtutgartit. Borusia e Dortmundit ka shkarkuar trajnerin e saj, Lusien Favre, pas humbje 1-5 që skuadra pësoi të shtunën në fushën e vet përballë Shtutgartit. Kjo ishte fitorja e humbja e 4-t e Dortmundit në këto 11 javë dhe ajo mbetet 5 pikë pas kryesueses së Bundesligës dhe rivales bavareze, Bajernit të Mynihut.

Favre, i cili mori drejtimin e skuadrës gjermane në korrik të 2018-ës, kur u largua nga klubi francez i Nisës, e udhëhoqi skuadrën drejt turit të 16-shes së këtij sezonit të Ligës së Kampioneve, duke u kualifikuar si fituese e grupit. Ndihmëstrajneri Edin Terziç do ta drejtojë Dortmundin deri në fund të sezonit dhe do ta drejtojë skuadrën për herë të parë të martën, në ndeshjen e radhës në Bundesliga përballë Verder Bremenit.

Edin Terziç ka shërbyer më parë si ndihmës i Sllaven Biliçit tek Uest Hemi dhe tek përfaqësuesja e Kroacisë. Drejtori sportiv i Dortmundit, Mikael Zork, deklaroi se vendimi i bordit të klubit ishte “unanim”, për shkak të rrezikut të madh që i paraqitej misionit të arritjes së objektivave këtë sezon.

Ndërsa kreu ekzekutiv i Borusias së Dortmundit, Hans-Joakim Vatzke tha se “klubi i është mirënjohës Lucien Favres për punën e jashtëzakonshme që ka bërë gjatë dy viteve e gjysmë në drejtim, duke e udhëhequr skuadrën dy herë drejt titullit “nënkampion””.

“Si profesionist dhe si njeri Lucien Favre ishte i paqortueshëm”, – shtoi ai. Vetë Favre, kontrata e të cilit me Borusian mbyllej në fund të këtij sezoni, e cilësoi “një katastrofë” humbjen me Shtutgartin e saporikthyer në Bundesligë. “Nuk bëmë asgjë mirë, ngado që ta shohësh”, – deklaroi zvicerani 63-vjeçar pas ndeshjes.

Lexo edhe :  Kristian Prenga hedh në tapet amerikanin Torres pas 2 raundeve, kampion në peshat e rënda

Lucien Favre, i cili më parë ka drejtuar edhe Herthën e Berlinit dhe Borusian e Mënshengladbahut në Bundesligës, dhe ndihmësi i tij, Manfred Stefes, u njohën me vendimin e klubit për shkarkimin e tyre pas humbjes së të shtunës.

Interesant është fakti se Borusia e Dortmundit, e cila u rendit e dyta sezonin e shkuar, ka fituar vetëm njërën nga 5 ndeshjet e fundit në Bundesligën gjermane, por ka humbur 6 nga 8 ndeshjet e luajtura në shtëpi pa tifozë. Me tifozët në tribuna, skuadra kishte humbur vetëm një nga 32 e ndeshjet e fundit nën drejtimin e Lucien Favresë.

l.m/Fjala.al

Të fundit

“A e nisët si diktator ditën e parë?”, gazetari e vë “me shpatulla pas muri” Trumpin

Një nga gazetarët ka vendosur me “shpatulla pas muri” Presidentin Donald Trump në ditën e tij të parë të...

Çfarë i tha djali i Trump në vesh ish-Presidentit Biden që ndryshoi mimikën e fytyrës?

Barron Trump pati një përballje  të shkurtër me ish-presidentin Joe Biden gjatë inaugurimit të babait të tij, dhe përdoruesit e rrjeteve sociale kanë qenë...

“Më treguan videot e vajzës”/ Vrasja në Dragoç, babai i autorit: Jemi ngujuar si fis

Prej 15 ditësh, familja Hasaj në Postribe të Shkodrës, është e ngujuar nga frika e gjakmarrjes. Ata nuk mund të ndalin nga banesa për shkak...

A jeni në listë? 3 kombinimet më të përshtatshme të shenjave të horoskopit

Jeni kuriozë të dini se cilat shenja të horoskopit krijojnë marrëdhëniet më harmonike dhe të suksesshme? Në astrologji, disa kombinime shenjash kanë një harmoni...

Trump e nis me shkarkime, pushon nga puna mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është në procesin e shkarkimit të mijëra punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, të cilët nuk janë në përputhje me...

Lajme të tjera

Web TV