Laboratori i drogës në Has, SPAK jep pretencën për “Dosjen 339”

Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka shpallur pretencën për disa nga të pandehurit e arrestuar në lidhje me laboratorin e drogës të zbuluar në Has, fraksion i të ashtuquajturës “Dosja 339”.

E njohur si “Dosja 339”, pas dy viteve hetime, organi i akuzës ka përfunduar me kërkesën për dënimin e të akuzuarve. Ndërkohë që kjo dosje është e ndarë edhe në fraksione, teksa 339/1 po heton krimin zgjedhor.

Në tetor 2018 në seancat e zhvilluara në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë dhe Gjykatën e Shkallës së Parë në Lezhë, u lanë në burg 24 nga të arrestuarit, ndërsa për 10 prej tyre u ndryshua masa, nga të cilët 8 në arrest shtëpie dhe dy në detyrim paraqitje.

Koka e grupit që drejtonte laboratorin akuzohet se është Admir Hoxha, në kërkim.

Pretenca

Gjevi Ndoka 8 vite

Altin Avdyli 6.8 vite

Esta Mehmeti 10 vite

Petrit Suljemani 8 vite

Sajmir Sulejmani 8 vite

Sefer Hajri 10 vite

Orges Jahoelezi 6.8 vite

Shkëlqim Avdyli 4 vite

Mario Zeqiri 4.8 vite

Alton Shehaj 4.8 vite

Ardit Gjyriqi 4 vite

Admir Hoxha 12 vite

Hekuran Hoxha 10 vite

Vehbi Berushi 8 vite

Anila Shuti 8 vite

Xhavit Shyti 12 vite

Flamur Çela 12 vite./Bl.Ba/Fjala.al