10-vjetori i liberalizimit të vizave/ Basha: Askush nuk besonte, por ëndrra u bë realitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për 10-vjetorin e liberalizimit të vizave. Në një konferencë për mediat, kryedemokrati foli për vështirësitë e procesit, por që në fund ëndrra u bë realitet.

Sipas Bashës, me të drejtë shumë shqiptarë ishin mosbesues, por falë punës dhe përkushtimit, tha kryedemokrati arritën që të heqin vizat që mundonte shqiptarët.

Dua ta nis me një nderim për një ditë të shënuar që na ka bashkuar para 10 vitesh, ditën kur shqiptarët i dhanë fund makthit të ndarjes së familjeve në dysh, radhëve të gjata para ambasadave për të marrë një vizë dhe vite e dekada të prindërve pa vizituar fëmijët e tyre.

Shqipëria arriti në një stacion që ne vazhdojmë ta gëzojmë, stacionin e lëvizjes së lire. 10 vite më parë realizuam një ëndërr. E tillë ishte. Mosbesimi ishte i jashtëzakonshëm.  Kur nisëm punë për heqjen e vizave shumica nuk e besonin se ajo ditë do të vinte. Një komb i rraskapitur në dyert e ambasadave. Familje të dëshpëruara. Një mur i lartë i ngritur në mes të familjeve shqiptare.

Ishte një proces shumë i vështirë, shumë i komplikuar, por ne ja dolëm. Bëmë realitet lëvizjen e lirë për shqiptaret, për prindërit, për studentët dhe rininë“, tha Basha.

Ndwrsa lidhur me protestat, Basha i ka quajtur një revoltë qytetare ndaj një qeverie që ka punuar vetëm për pasurimin e vetvetes.

Prapë premtime boshe nga Rama, ka premtuar se do rehabilitonte ekonominë, e ka futur në një kolaps, sot kostoja e jetës është më e larta. Në 7 vite nuk ka bërë asgjë, nuk ka mbajtur asnjë premtim, shkatërrim, dhunim të pronës publike, të shtëpive të shqiptarëve, askush nuk e beson më Edi Ramën, ku është thelbi i çdo revolte të qytetarëve, Kjo është ajo që e pret çdo qeveri kur për 8 vite me radhë premton dhe nuk mban fjalën, por punon vetëm për vete”, tha Basha./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Kasapi i Ballkanit” dhe “George Washington” i Kosovës

LUTFI DERVISHI - Tribunali për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi që u ngrit më 1993, kur ende tymi dilte...

Ali Ahmeti: Serbia po bën gjithçka që të zhbëjë Kosovën

Në Prishtinë po protestohet “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët...

U nda nga jeta sot, Adriatik Lapaj kujton takimin e fundit me ish-efektivin e policisë

Zurdi Bresho një ish-efektiv i nderuar në radhët e bluve ka ndërruar jetë këtë të enjte. Lajmin e trishtë e ka dhënë kreu i...

13,4% e personave që rinisin kursin e patentës arrijnë ta fitojnë atë

Vetëm 314 persona, nga gjithsej 2329 riregjistrime në autoshkolla për shkak të heqjes së pikëve të lejes së drejtimit, kanë arritur të rifitojnë patentën...

Mblidhet kabineti, Netanjahu: Do ia dorëzojmë Gazën forcave arabe

Kabineti Politik dhe i Sigurisë në Izrael është mbledhur aktualisht në zyrën e kryeministrit në Jerusalem për të diskutuar planin e pushtimit të Gazës. Benjamin...

Lajme të tjera

Web TV