Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur tek rreth rrotullimi pranë Urës së Dajlanit, ku dy makina, një tip “Benz” dhe një “Toyota” janë përplasur me njëra tjetrën dhe një prej tyre ka hipur mbi trotuar.
Sipas informacioneve mësohet se nuk ka viktima si pasojë e përplasjes, ndërsa drejtuesja e “Toyotas” është dërguar në spital për trajtim mjekësor ku raportohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjatë kësaj kohe ky aksident ka bllokuar qarkullimin e mjeteve teksa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të plota të aksidentit./Bl.Ba/Fjala.al