Emri i veçantë që Ledri Vula dhe Sara pagëzuan vajzën e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ne nuk e dimë nëse mes Sarës dhe Ledrit ka ndodhur, ndoshta, një histori e ngjashme si ajo e Alban Dudushit dhe Bieta Sulos. Meqenëse nuk ranë dakord për zgjedhjen mes Kroi dhe Art, vendosën ta pagëzojnë djalin me të dy emrat. Edhe nëse ka qenë kështu apo një zgjedhje unanime, Poem Blu Vula, pa asnjë dyshim, do të jetë e veçantë po aq sa edhe emri me të cilin prindërit e kanë pagëzuar.

Nuk është gjë e re që personazhet e njohur, prindërit e rinj, të mundohen të gjejnë një emër të veçantë për fëmijën e tyre që të mos e ketë askush. Ose, të paktën, ata që ta kenë në botë, të numërohen me gishtat e njërës dorë. Por edhe që një pjesë e mirë e tyre, edhe shqiptarë, kanë nisur tashmë të jenë më kreativë në zgjedhjen e emrave, nuk është gjithashtu gjë e re. Bëjnë bashkime kuptimesh dhe emrash që rrallëherë mund të jenë dëgjuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

Si Ledri dhe Sara. Të sapobërë prindër, reperi i njohur dhe partnerja e tij janë pjesë e grupit të personazheve që kanë menduar një emër të veçantë për vajzën e tyre të sapolindur, portretin e së vilës e zbuluan vetëm pak orë më parë.

Nëse një pjesë e mirë e jona mendonte se Ledri do të zgjidhte një emër tipik shqiptar, si shumë personazhe të tjerë të njohur në Shqipëri e sidomos në Kosovë, në fakt jo. Edhe këtu Ledri tregoi se është modern, ndaj edhe zgjodhi një emër unik dhe, mbi të gjitha, universal.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

Po pse Poem Blu, ç’është ky emër?

Poem është një emër unik për vajza që nuk përdoret gjerësisht. Por është një zgjedhje e bukur. Zakonisht, kjo zgjedhje u shkon për shtat njerëzve artistë (s’kishte si të ndodhte ndryshe), të cilët kreativitetin e kanë pjesë të jetës. Ky emër vajze të kujton edhe emra të tillë universalë si Naomi dhe Poppy. Gjerësisht për vajzat, Poem ka kuptimin “gur i çmuar”. Është një emër arti dhe, si i tillë, paraprin jetën e asaj që e mban.

Lexo edhe :  “E dua jetën shumë”/ Dua Lipa feston gjatë gjithë natës marrjen e shtetësisë së Kosovës

Blu, ndryshe njihet edhe si “gift from god”, dhuratë nga Zoti. Është gjithashtu një emër kreativ, i cili nuk përdoret gjerësisht. Forma më e shpeshtë e këtij emri te vajzat është Blue, që zakonisht është paraprijës i një emri tjetër. Blu përdoret në disa gjuhë të botës në variante të ndryshme si Blue ose Bleu. Shumë prindër të njohur madje, e kanë zgjedhur si emër për fëmijët e tyre për të shoqëruar emra të tjerë të veçantë. Blu është edhe ngjyra e preferuar e shumë njerëzve, duke qenë edhe ngjyra e natyrës, ujit dhe qiellit./Fjala.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxha)

Të fundit

Milani me shqiptarin Jashari do luajë 3-4-3, zbulohet formacioni i sezonit të ri

Milan po përgatitet për një sezon të ri ambicioz në 2025/26, me një formacion të mbushur me yje dhe...

Kush është shefi i Forcave izraelite që kundërshton planin për të pushtuar Gazën?

Muaji i mjaltit midis Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura të Izraelit, Gjeneral Eyal Zamir, dhe Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili shkurtin...

Reagimi nga SHBA: Kosova nuk është partner i besueshëm

“Kosova po humb mundësi si pasoje e ngërçit politik në vend.” Ky është qëndrimi i të ngarkuarës me punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë,...

Ledri Vula tërheq vëmendjen e aktores turke në Sunny Hill/Reperi i përgjigjet në turqisht

Sunny Hill Festival përmbylli me sukses edicionin e sivjetmë, duke sjellë në skenë emra të njohur dhe performanca të paharrueshme për një publik të...

Historia e Amirit që tronditi botën/ Familja ende po kërkon trupin e tij

Familja e një djali 10-vjeçar i cili u vra ndërsa përpiqej të merrte ndihmë nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) i mbështetur nga Izraeli...

Lajme të tjera

Web TV