Frrok Çupi: Protesta pa frymë dhe kauzë, pafajësinë shtetërore në vrasje e pagoi ministri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekskluzive

Çfarë ndodhi në gjashtë ditë protestë pas vrasjes nga policia të 25-vjeçarit Klodjan Rasha dhe mënyra e sjelljes së mazhorancës dhe opozitës. Taktika e Ramës për t’i djegur në duar Presidentit kartat e dekretimit të ministrit të ri dhe pasojat e protestës që dorëhoqën një ministër dhe dhanë disa mësime për precedentë në të ardhmen. Flet për gazetën “Fjala”, analisti Frrok Çupi.

Vrasja e 25-vjeçarit Klodjan Rasha nga një punonjës policie solli reagime dhe protesta në vend, një protestë që zgjati gjashtë ditë, ku aktet e dhunës nuk munguan. Përse ndali kjo protestë, iu “sos durimi” të rinjve, apo policia mori masa të forta që ndaloi grumbullimet?

Ka disa arsye pse ‘protesta’ u fik shpejt, ndoshta shumë arsye. Një arsye, ndoshta kryesore, pse protesta nuk kishte frymëzim as kauzë. Si të thuash pse shuhet një zjarr që nuk ka as prush as shkarpa… Ata thanë se po protestonin për ‘vrasjen e Klodianit’…

Dhimbja e një vrasjeje, sidomos në ato rrethana, nuk është frymëzim për protestë. Ajo vdekje aq e dhimbshme, do të ishte frymëzim për procesion dhe amëshim, për miliona lule dhe qirinj, për qindra mijëra njerëz në shesh me heshtje e me ‘class stance’. Po kujt t’i thuash? Shoqëria jonë humbi edhe një rast për t’u ndarë nga ateizmi i këtyre që ndotën qytetin; kishte rast të manifestonte deontologjinë e mortjes dhe kodin tonë të lashtë të vdekjes. Po ja… Arsye tjetër është se këta, njëqind a dyqind vetë, i zunë ‘fronin’ popullit. Populli do të dilte të manifestonte Mesinë e vet. Por nuk lejuan popullin në fron,  dhe lëvizja do të mbaronte si flaka e kashtës.

Arsye e tretë e shuarjes është se prapa këtyre ‘protestuesve qëndrojnë fshehurazi dy partitë politike që kanë humbur pushtetin dhe e kërkojnë pa vota. Kjo dëshmoi se populli nuk ka më lidhje me ‘pushtetin e vjetër’. Ka edhe një arsye, që për mua është prezent fatmirësisht: Shtetet e Bashkuara iu kanë bërë me dije dy partive (PD-LSI) se edhe një shkrepëse po të ndezin në bulevard a mbi institucione, atëherë do të shpallen celula të  dhunës. Por a e dini çfarë do të thotë kjo? Ata të të dy partive e dinë shumë mirë, sepse e njohin mirë aromën e pushtetit: Që në atë moment PD do të quhej Hamas dhe LSI- Hasbullah, për shembull. Dhe një arsye shumë e rëndësishme: Policia manifestoi forcën e duhur dhe profesionalizëm në mbrojtje të interesave të kombit.

Ngjarja solli edhe dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, e cila u pranua nga Rama, ndërsa për kreun e Policisë së Shtetit Ardi Veliun kryeministri tregoi këmbëngulje për të mos e “lëshuar”. A mund të konsiderohet gjykim me dy standarte nga ana e Ramës ku politikisht Lleshajt ia pranoi dorëheqjen, ndërsa për kreun e policisë që gjithsesi indirekt mund të ketë përgjegjësi për ngjarjen pasi ndodhi në strukturën që drejton direkt, vendosi të mos e prekë?

Lexo edhe :  Nga sot, mund të kemi mbështetje edhe 1 miliardë euro në vit

Ministri Sander Lleshaj dha dorëheqjen, jo pse kishte përgjegjësi, por për arsye të tjera.

Arsyeja kryesore: Sandër Lleshaj shfryu bulçitë e politikës së ngarkuar për 30 vjet me krime monstruoze dhe me politikanë gjakatarë. Vjen puna që një njeri i pafajshëm duhet të marrë rrugën dhe të ngarkojë pisllëkun e paraardhësve dhe tua heqë qytetarëve nga sytë. Kështu del e panevojshme edhe dorëheqja e Drejtorit të Policisë, Veliu. Pafajësinë shtetërore në vrasjen e Klodianit e pagoi Ministri; as në zakonet tona kombëtare nuk paguhet dy herë për një të pa qenë.

Dhe një arsye tjetër është se: Sandër Lleshaj, me dorëheqjen, vendosi një stekë të lartë për shtetin dhe shtetarët. Paraardhësi i tij vrau katër demonstrues në bulevard  dhe po vrapon nëpër rrugën e pistë drejt pushtetit, ndërsa Sandri u thotë të gjithëve: ‘Këtu ndaloni, kopukë. Se ja ku keni model tjetër’ Sandër Lleshaj e dha dorëheqjen si anëtar i qeverisë, ndërsa Drejtori Veliu nuk është anëtar i qeverisë, është një ‘teknik’ i pa implikuar në faj.

Kjo protestë ishte me prapavijë politike që në fillim siç ka ngritur pretendimin qeveria, apo politika filloi ta përdorte në vazhdim?

Dhuna nxitet nga dy elementë: Nga korrupsioni, dmth., përdoren financat e përfituara nga zyrtarët e lartë në vite, për të paguar dhe nxitur trazira; pastaj në trazira harrohet korrupsioni- kjo është e para. E dyta është frika nga Drejtësia i zyrtarëve të zhytur në korrupsion dhe në krim. Është momenti kur Amerika ka premtuar Drejtësi për shqiptarët, dhe këta ish- pushtetarë të  lartë e dinë ku do ta kenë vendin. Prandaj po luftojnë me ‘zjarr e me hekur’ për ta zhytur vendin në shkatërrim e përgjakje, mjaft të shpëtojnë vetë.

Nga dje kemi një emër si Ministër të Brendshëm, ku Bledi Çuçi është propozuar nga kryeministri në atë post. A ishte kjo gjetja më e mirë e Ramës?

Që është zgjedhja më e mirë për Ramën- pa dyshim që është më e mira- ndryshe nuk do t’i kishte zgjedhur. Por a është më e mira për ne që flasim në gazeta apo nëpër kafe? Jo, nuk është. Por edhe zakoni ynë i keq nuk është gjë e mirë. Zakon i keq është të thuash ‘ah, të isha unë kryeministër…’do të bëja kështu. Në demokraci është kryeministri që i zgjedh dhe mban përgjegjësi për ministrat. Veçse një gjë më bëhet sikur ka pasur parasysh Rama: Ka zgjedhur dy deputetë, ministra njëri aktual e tjetra ka qenë… për të mos ‘grirë ujë’ me Ilir Metën, i cili me zor pret të krijojë pengesa, gërr- mërr-e, prapambetje, ndal-në-vend. Do t’i kishte lënë të pa dekretuar, siç bëri me Sandrin… Ja kjo është.

Të fundit

Puka mbyll numërimin e kutive të votimit, PD-ja fiton me mbi 500 vota diferencë nga PS

Puka ka mbyllur tashmë numërimin e kutive të votimit, teksa PD-ja ka arritur fitoren. Procesi i votimit të dielën që...

Zgjedhjet e 11 Majit/ SPAK bën bilancin: 39 procedime penale të regjistruara!

Prokuroria e Posaçme ka bërë bilancin lidhur me krimet zgjedhore në vend gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. SPAK informon se janë 156 materiale të...

Të paktën kërkojini falje Lulëzim Bashës

Shpëtim Luku Në politikë rrallë ndodh që dikush të marrë një vendim të drejtë kur ai është i vështirë, i papëlqyeshëm dhe me kosto personale....

PD rrezikon edhe në listën e mbyllur, dy deputetët “e sigurt” mund të mos marrin mandatin

Humbja e thellë që po pëson Partia Demokratike në disa prej qarqeve të vendit, po i prek asaj edhe listën e mbyllur të deputetëve. Kështu,...

PD-ja po paguan gjithçka ka bërë, shumë më dobët se me Bashën në krye!

Sipas projeksioneve deri më tani, PS-ja është në krye të garës zgjedhore, me 83 mandate, për të shkuar drejt mandatit të katërt. Ish-deputeti i PS-së,...

Lajme të tjera

Web TV