Komisioni i Posaçëm për Dick Marty kërkesë 5 institucioneve: Duam dokumentet që lidhet me objektin e punës

Komisioni i Posaçëm për Raportin e Dick Marty u ka dërguar ditën e sotme një  kërkesë për informacion 5 institucioneve në vend.

Kjo kërkesë u është dërguar SHISH-it, Ministrisë së Jashtme, Prokurorisë së Përgjithshme, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Sipas informacionit të siguruar nga mediat, mësohet se Komisioni kërkon dokumentet që lidhet me objektin e punës të Komisionit të Posaçëm.

Objekti i punës së Komisionit është:

a) administrimi i dokumentacionit dhe konkluzioneve të nxjerra nga verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri për çështjet e raportit të anëtarit të APKiE Dick Marty;

b) hartimi i një raporti të plotë përmbledhës dhe informues për gjetjet dhe konkluzionet që kanë nxjerrë këto institucione nga verifikimet e kryera për bashkepunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve,

në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të ushtrise çlirimtare të Kosovës në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen këtij komisioni brenda datës 11 janar.