Ljuis Hemilton-“Mercedes”, rinovimi brenda Krishtlindjes, një hipotezë apo…?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ljuis Hemilton do të synojë titullin e 8-të botëror në Formula 1, sërish me “Mercedes”-in. Shumë shpejt do të vijë edhe lajmi për rinovimin e kontratës së pilotit britanik me skuadrën gjermane. Pas garës së Abu Dhabit, kampioni i botës kishte thënë se do të vendoste për rinovimin, përpara Krishtlindjes, e duket se gjithçka po shkon në drejtimin e duhur.
Skuadra gjermane ka publikuar një ditë më parë, një fjali të pilotit kur shkruan se: “Dua të jem këtu edhe vitin e ardhshëm.” Shoqëruar nga fjala “Shpejt” dhe gjestin e dorës tek hedh firmën. Me “Mercedes”-in, Hemiltoni ka fituar 6 tituj, nga këta, 4 radhazi dhe vetëm një me “MekLaren”-in në 2008-ën. Me skuadrën gjermane në 2021-shin, ai do të synojë titullin e 8-të botëror, për të thyer rekordin e Mikael Shumakerit.

Dhe të bëhet kështu piloti me më shumë tituj botërorë të fituar në historinë e Formulës 1. “Synimi im është të qëndroj këtu edhe vitin e ardhshëm. Mendoj se si skuadër mund të bëjmë akoma shumë, si në sport edhe jashtë tij”. Këto janë fjalët e pilotit 35-vjeçar, që shuan kështu zërat për një largim të mundshëm nga “Mercedes”-i apo një tërheqje nga Formula 1.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV