Volejboll, Erblira Bici, 16 pikë në fitoren e radhës, shkëlqen sërish, merr vlerësimin e trajnerit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kapitenia kuqezi shkëlqen sërish me Kuneon, merr vlerësimin e trajnerit. Ka shënuar 16 pikë, duke qenë shënuesja më e mirë e skuadrës së saj dhe bashkëshënuesja më e mirë e takimit, teksa e ka udhëhequr skuadrën e saj, Kuneon, drejt fitores në 3 sete në fundjavë ndaj Firences. Dhe Erblira Bici po e rikonfirmon plotësisht veten tek skuadra që militon në nivelin më të lartë të volejbollit italian të femrave, duke i siguruar fitoren e 6-të në këto 13 ndeshje të luajtura deri më tani.

Skuadra e shqiptares ka qenë një nga më të goditurat nga epidemia e virusit korona në kampionatin italian të femrave, çka ka ndikuar edhe në rezultate. Por skuadra e kapitenes kuqezi po rikthehet dhe një ndihmesë të madhe po jep gjithnjë e më tepër edhe volejbollistja 1 m e 86 cm e lartë, e cila ka shënuar pikët që vulosën fitoren në të 3 setet e ndeshjes së vlefshme për javën e 14-të, ose javën e parë të fazës së dytë, ka marrë edhe vlerësimin e trajnerit të saj, Andrea Pistola.

“Po, në këtë ndeshje ajo ka dhënë një kontribut të madh në sulm, por për ne, ajo është një element i rëndësishëm, kështu që jam i kënaqur që ka bërë një paraqitje pozitive, sepse ajo ka nevojë për të mbajtur moralin lart, për të rritur besimin e saj, – ka thënë ai, duke folur pas fitores me Firencen. Kështu që kjo paraqitje e mirë në këtë ndeshje është një ogur i mirë që jep shpresë për një paraqitje të mirë të saj në këtë gjysmë të dytë të sezonit.”

Me 15 pikë të marra në 13 ndeshje, ekipi i Bicit ndodhet në mesin e renditjes, në vendin e 7-të, por për vetë formulën e këtij sezoni, ku 4 të para shkojnë direkt në çerekfinale të play-off-it për titull dhe 8 të tjera kualifikohen për në turin eliminator nga ku do të dalin edhe 4 çerekfinalistet e tjera, Kuneo mbetet në rrugë të mbarë për të vazhduar betejën edhe përtej sezonit të rregullt. Bici ka realizuar 107 pikë në 36 setet ku është aktivizuar, një shifër e kënaqshme kjo duke patur parasysh se volejbollistja 25-vjeçare ka munguar në disa prej ndeshjeve të fillimsezonit dhe është aktivizuar nga pak në disa të tjera për shkak të frakturës që pësoi në dorë gjatë përgatitjeve të parasezonit.

Lexo edhe :  Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Kisha është e plagosur”/ Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Jini të besueshëm

Në mesazhin e tij në Meshën për shugurimin e njëmbëdhjetë priftërinjve të rinj të dioqezës së Romës, Papa Leo...

Sali Berisha dhe Ilir Meta koalicion?/ Ja përgjigja e Kreut të PD

Kreu demokrat tha se Meta, të cilin e cilëson të burgosur politik, ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e vetë. Ai tha se koalicioni...

Media britanike: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare

Ekzistojnë shumë arsye pse turistët britanikë kanë një dashuri të madhe për plazhet e Mesdheut, shkruan Kristina Beanland në të përditshmen britanike “Metro”. Por, hulumtimet...

Helmimi në Gramsh, Stroni: Duhet hetim epidemiologjik

Mjeku infeksionist, Gent Stroni thotë se salmonela e gjendur në ushqimin në një kopsht në Gramsh, ka qenë në sasi të madhe, pasi u...

Kërkoi rinumërim të votave, Alimehmeti: Duhet analizë e brendshme

“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti situatën në të cilën ndodhet vendi pas zgjedhjeve...

Lajme të tjera

Web TV