Denaj flet për rritjen e pagave duke nisur nga 1 janari 2021: Kategoritë që përfitojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Ekonomisë dhe e Financave, Anila Denaj ka folur për herë të parë për rritjen e pagave duke nisur nga 1 janari 2021.

Stafi mjekësor dhe më tej mësuesit do të jenë në fokusin e rritjes së pagave për 2021-in.

“Nëse flasim që fondi i pagave është 40% e pagës në funksion, në situatën që jemi dhe shumë vende nuk kanë rritur pagat, sigurisht është e guximshme. E mjaftueshme. Buxhete si ky në vendin tonë ka nevojë më shumë, por lidhet shumë me të ardhurat. Dhe raporti i guximit është i lidhur drejtpërdrejt me realizimin e të ardhurave. Të ardhurat e këtij buxheti janë më të larta se ato të vitit 2020 por janë 3.7% më të larta se 2019”, tha Denaj.

Në një intervistë në emisionin “Ekopolitikë”, Denaj pranoi se nga buxheti i shtetit janë parashikuar fonde shtesë për vaksinën anti-Covid dhe rritje të pagave të stafit mjekësor. Sipas saj, në planin e ndihmave do të jetë edhe biznesi i vogël.

“Biznesi i vogël ka qenë i targetuar si në paketën e parë dhe të dytë, edhe në politikë fiskale lehtësuese për 8 vite. Ne do të na mungojnë në arkën e buxhetit të shtetit, vitin që vjen, 5 miliardë lekë”.

“Nga rritja e pragut të TVSH-së, nga 2 milionë në 10 milionë dhe nga zerimi i tatim-fitimit. Janë 5 miliardë që do të shkojnë për individë që menaxhojnë biznese të vogla dhe përfitojnë nga secila fazë. Nëse kthen punonjës në punë, të cilët janë larguar nga Covid-19, marrin gjysmën e pagës minimale, e cila nuk do të jetë 26 mijë por 30 mijë lekë nga 1 janari”.

“Këto janë dy elementë skemash që i aprovuam në korrik dhe kjo është pjesë e një plani të targetuar për t’iu kthyer sadopak ndihmës së biznesit,” – tha Anila Denaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV