Ekskluzive/ Dhunë në ndeshjen Delvina-Albpetroli, gjyqtari anësor përfundon në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Goditet gjyqtari anësor, reagon klubi vendas dhe Federata Shqiptare e Futbollit. Policia ka bërë të ditur se gjatë ndeshjes së futbollit, Delvina-Albpetrol, të zhvilluar të dielën pasdreke në stadiumin “Panajot Pano” në Delvinë, një shtetas i ndodhur jashtë stadiumit, ka goditur me gurë, në drejtim të njërit prej asistentëve të arbitrit. Si pasojë gjyqtari anësor, Elvis Pulaj, është dëmtuar në kokë dhe është transportuar në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, shtetasin A. H, cili është larguar menjëherë nga vendngjarja, por vijon puna për kapjen e tij. Ndërkaq, ka reaguar klubi i Delvinës, që shprehet nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i indinjuar nga incidenti i ndodhur në ndeshjen kundër Albpetrolit, duke kërkuar që për veprimin e një “të çmenduri” të mos fajësohet një ekip dhe një qytet i tërë. Ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit, e cila dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarit dhe kërkon nga organet ligjzbatuese që të marrin masa të forta për të ndalur aktet e dhunshme, që prishin imazhin e futbollit.

“Gjithashtu, u bëjmë thirrje Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë që veprojnë sa më parë për të ndaluar shkaktarët e dhunës dhe t’i vënë ata para drejtësisë”, – thuhet në deklaratën e organizmit që qeveris futbollin në vend. Duke sqaruar se do të caktojë një inspektor disipline për të kryer një hetim disiplinor në lidhje me incidentin dhe dhunën ndaj gjyqtarit, Federata Shqiptare e Futbollit thekson se “është e papranueshme që futbolli të penalizohet për shkak të disa individëve të dhunshëm e të papërgjegjshëm”.

“Federata e konsideron të rëndë ngjarjen e ndodhur në Delvinë e që nuk ka asnjë lidhje me lojën e futbollit dhe frymën e “Fair Play”, – vijon deklarata e FSHF-së, që më tej shton: “Së fundmi kërkojmë nga sportdashësit, që të distancohen nga veprime të tilla të dhunshme, që nuk kanë asnjë lidhje me lojën e bukur të futbollit, por vetëm e dëmtojnë atë.”

Lexo edhe :  Igli Tare te Milani, po vjen takimi final për lëvizjen e madhe! Ibrahimovic tha "po"

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Rama: Deri më 2027 duhet të jemi si orë zvicerane! Nuk votoni për mua, por për Shqipërinë

Kryesocialisti Edi Rama kujtoi edhe një herë para grave dhe vajzave beratase se ylli i fatit është përputhur për vendin tonë...

‘Qyp arkeologjik, as fatorino nuk e vë unë atë…!’/ Rama ironizon Bozdon dhe Berishën

Kryesocialisti Edi Rama ironizoi kundërshtarët e tij të PD-së dhe veçanërisht ata të listës për qarkun e Beratit. Teksa solli në vëmendje një bisedë me ish-kryebashkiakun Ervin...

Krizë në martesën e ish-banores së “BBVA”?

Modelja, Françeska Murati ka ndarë me ndjekësit e saj një moment delikat nga jeta personale, duke ngritur dyshimet për një krizë në martesën e...

Berisha: Në 100 ditët e para të qeverisjes së PD rroga minimale do të shkojë 500 euro!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi këtë të mërkurë kandidatët e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore për Qarkun Fier, në zgjedhjet parlamentare të 11...

Të paktën 100 mijë persona në radhë për t’i bërë nderimet e fundit Papa Françeskut

Rreth 100 000 njerëz po presin të hyjnë në Bazilikën e “Shën Pjetrit” në Vatikan për t’i bërë nderimet e fundit Papa Françeskut të...

Lajme të tjera

Web TV