Nga Ylli Baro
( Shënime për librin poetik “ Nën vellon e hënës “ të autores Nada Minguli Kurti, botim i shtëpisë botuese 2M printing)
Atë ditë më erdhi në dorë ai, libri i poetes tashmë të njohur Nada Minguli Kurti, me titullin “ Nën dritën e hënës”, libër i cili me të vërtetë që në faqet e para, që në poezitë e para, të zhyt në vlagën e mendimeve të tilla poetike që bëjnë thirrje e kërkojnë dashuri, pse jo edhe herë – herë rebelim.
Diku në një poezi si ajo e hapësirës ajo bën thirrje për hapësira matematikore gjë që tregon dhe strukturën poetike të saj, se shpirti i saj i lirë shkon edhe në infinit, në këtë nocion të pafundësisë jo vetëm matematikore. Ajo sipër reshë gjen kostelacionin e zemrës, por të mos harrojmë se bashkë me optimizmin që shoqëron këto gjetja, vihet re dhe një note pesimizmi por që në të vërtetë e ngren shume ngren shumë lart poezinë dhe bashkë me të edhe dashurinë qiellore dhe tokësore.
“Ky shpirt i lirë në infinit…” është pikërisht ajo strukturë matematikore që bien “koracat e dashurisë” e që kthehen në guacka në det gati si “thesar i fshehur” në thellësi të detit. Mendimi poetik më shumë ndjehet kur shkruan për dashurinë në poemën”Kohë e pamjaftueshme”.
Se të …e aq të ndjej
sa në çdo ëndërr me ty jam
dridhem e tëra …s’ të gënjej,
dehës je..dhe kur pranë s’kam.
…e aq më shumë në poezitë e tjera, poetja Nada Minguli Kurti kërkon veç dashurisë edhe revoltën edhe kur notat pezimiste nuk arrijnë dot të mundin dashurinë e lindur në çdo varg e gjithmonë e më shumë ajo poezi mbas poezie na çon në rrugën e dashurisë së vërtetë edhe pse nganjëherë paraqitet e vështirë.
Nada Kurti Minguli shpesh në poezitë e ndërtuara me stil të veçantë më sjell në mendje ashpërsitë e stilit poetik të Edgar Allan Poes që në esencë është i butë dhe i ëmbël.
Kjo poete, edhe pse të jetë e mbyllur si Keopsi në piramidën e vet, ia arrin të kërkojë për të dalë dhe gjen forca…e kërkon dashurinë herë me lutje e me përshpirtje… atë dashuri që askush në këtë botë nuk mund ta mohojë, se zemra e nënës asnjëherë nuk mposhtet nga e liga. Eshtë dashuria që përcillet te fëmija e që nënkupton brezin e ri.
Për këtë libër edhe unë do të isha krenar si Nada, dhe e uroj shpirtërisht që të vazhdojë të shkruaj, të shkruaj më shumë për dashurinë njerëzore për atë dashuri që kanë nevojë sot shqiptarët. Ajo na mëson se si të gjejmë matematikën e dashurisë se vetëm ajo nuk gabon.
Nuk më mbetet gjë tjetër për të thënë për librin e Nada Minguli Kurti veçse të përshëndes dhe punën e mire që shtëpia botuese 2M printing ka bërë për grafikën e këtij libri, sidomos për vizatimet shoqëruese të poezive./Bl.Ba/Fjala.al