Prokuroria ndryshoi akuzën ndaj të birit që u vra nga polici, Qazim Rasha: Kam besim te drejtësia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qazim Rasha, babai i Klodian Rashës, i riu që u vra nga Policia e Shtetit, thotë se ka besim tek shteti.

Pasi është pyetur për ndryshimin nga akuza të Prokurorisë për ish-policin Nevaldo Hajdaraj, i cili do të gjykohet për vrasje me dashje dhe jo “vrasje në rrethanat e tejkalimit të mbrojtjes”, Rasha thotë se ka besim tek drejtësia.

Jemi bij të këtij shteti, kërkojmë drejtësi prej tij. Drejtësia shëron plagët, ajo shëron zemrat. Përveç shtetit, kush mund të bëjë drejtësi? Kur shteti kërkon të nxjerrë të vërtetën, ka një lehtësim. Kërkova drejtësi që ditën e parë e vijoj ta kërkoj. Kam besim të plotë që çdokush e ndjen dhimbjen time.

S’ka fije dyshimi që gjërat do të shkojnë atje ku duhet. Raste të tilla ndodhin njëherë në shekull. Unë nuk e kisha menduar kurrë se do më ndodhte. Kurrë mos ndodhtë ajo që më ndodhi mua. Kam besim se shteti do të bëjë punën e vet”, tha mes të tjerash Qazim Rasha.

Prokuroria e Tiranës ndryshoi akuzën tri ditë më parë për Nevaldo Hajdarajn. Prokuroria e akuzon atë për “vrasje me dashje” dhe efektivi rrezikon deri në 20 vite burg. Ai akuzohet se e vrau pa shkak të riun Klodian Rasha 2 javë më parë në Laprakë, ngjarje që solli edhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shqipëria përballë krizës së së vërtetës – Një reflektim qytetar

Shqipëria sot ndodhet në një udhëkryq të vështirë, ku qytetarët e zakonshëm përballen çdo ditë me një realitet të...

Zelensky: 10 të vdekur nga sulmet ruse, Putini po poshtëron paqen

“Makina e luftës ruse vazhdon të shkatërrojë jetë, pavarësisht gjithçkaje. Putini do të kryejë vrasje demonstrative dhe cinike për të mbajtur presionin mbi Ukrainën...

Rama: Një tjetër ‘mur kinez’ ra, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0

Vijon në të gjithë vendin puna për lirimin e hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret. Lirimi i hapësirave publike është pjesë e...

Napoli merr masa pas dëmtimit të Lukakut, piketon sulmuesin e ri

Napoli merr masa pas dëmtimit të Romelu Lukakut. Lëndimi i sulmuesit belg, që do ta detyrojë të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të...

Kushtetuesja zbardh vendimin, pritet të rinisë seanca për konstituimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi pak minuta më parë aktgjykimin e plotë që pritet t'i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Tashme pritet...

Lajme të tjera

Web TV