Qeveria prezanton studim-projektimin për aksin Berat-Ballaban/ Balluku: Do lidhë disa bashki, synohet…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku prezantoi pasditen e kësaj të shtune një studim-projektimi për ndërtimin e rrugës Berat-Ballaban (Këlcyrë).

Ky aks rrugor me gjatësi prej 60 kilometrash, do të lidhë 4 bashki dhe do të jetë në shërbim të 150 mijë banorëve. Për më tepër ajo synon lidhjen e qarkut të Beratit me atë të Gjirokastrës, me synim lehtësimin e qarkullimit të banorëve të zonave.

Ministrja Belinda Balluku e cilësoi këtë rrugë si një projekt të rëndësishëm i cili do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të zonës, por edhe më gjerë.

Ajo theksoi se për këtë segment do të hartohet një projekt i plotë, i cili do të marrë në shqyrtim dhe japë zgjidhje për çdo problematikë të mundshme, e cila mund të evidentohet gjatë punimeve duke theksuar se banorët e zonave pranë të cilëve kalon kjo rrugë do të kenë akses të drejtpërdrejt në të.

“Është një projekt që nuk prek vetëm Beratin, por disa bashki. Po punojmë për të rehabilituar disa zona. Kjo rrugë është përdorur nga të gjitha komunitetet, por ashtu siç sot kërkohen rrugë që përmbushin kushtet e sigurisë rrugore por dhe ato cilësore. Të gjitha këto zona kanë një potencial të zhvillimit turistik. Të gjitha bashkitë, që nga Berati, Tepelena, Memaliaj, Këlcyra janë destinacione të preferuara për turistët. Projektet që prekin më shumë se 2 zona kanë një vëmendje të shtuar.

Duhet të jemi efiçentë. Kemi kërkuar një studim projektimi të mirë. Është një objekt që klasifikohet në kategorinë F të shpejtësisë rrugore me 60 km/h si dhe gjerësisë së saj. E gjithë rruga sduhet të ketë një pendencë jo më shumë se 5-7% në disa pjesë. Kjo është një zonë kodrinore dhe malore. Do ishte një kantier kompleks për tu dorëzuar”– tha Balluku.

Lexo edhe :  Veliaj postim nga qelia: Këto 10 vite Tirana është kthyer në zemrën e ekonomisë"

Për ministrin Klosi, njëherësh edhe deputet i qarkut të Beratit, ndërtimi i kësaj rruge është një premtim i mbajtur ndaj banorëve të zonave ku ajo kalon, por gjithashtu do të shërbejë edhe si një shtysë për nxitjen e turizmit pasi këto zona ofrojnë mundësi të shumta.

“Është një rrugë që ka qenë prej shumë vitesh kërkesë e komunitetit. Ka qenë shumë e frekuentuar. Bën lidhjen mes Beratit dhe qarkut të Gjirokastrës. Rruga është deri në Ballaban. E bën një rrugë shumë të rëndësishme. Është një rrugë fantastike në peizazh. Kur kjo nuk është në standarte të larta, aty kalojnë shumë persona.

Rruga vjen si një premtim i kryeministrit. E kemi rikthyer Beratin në një zonë të rëndësishme për kalimin. Në Berat kemi investime përsa i përket hotelerisë. Realizimi i kësaj unaze do rrisë dhe nivelin e hotelerisë, do rritet numri i turistëve ditorë” – tha Klosi.

Për ndërtimin e këtij segmenti rrugor janë hartuar dy variante, ku pas shqyrtimit do të zgjidhet varianti më i përshtatshëm dhe që plotëson kushtet teknike dhe financiare. Drejtori i ARRSH, Ergys Verdho në fjalën e mbajtur, bëri të ditur disa detaje teknike sa i takon ndërtimit të këtij aksi.

“Morëm angazhimin si Autoriteti Rrugor Shqiptar për të bërë këtë projekt ambicioz, i cili është i kategorisë F, me një karrexhatë me dy korsi nga 3 metër. Kemi dy variante të prezantimit. Do të kalojmë në gjurmën ekzistuese, do përmirësojmë rrezet e kthesave dhe gjeometrinë e të gjithë rrugës. Projekti ka në konsideratë zvogëlimin e distancës kohore, lehtësinë e lëvizjes dhe sigurinë rrugore, si dhe shpejtësinë e lëvizjes”, sqaroi drejtori Verdho.

Të fundit

Dorëzimi i Napoleonit më 1815 dhe fundi i perandorisë së tij

Më 15 korrik 1815, pas humbjes së tij të thellë në betejën e Vaterlosë, Napoleon Bonaparte u dorëzua para...

Dita e sotme me kthjellime, vranësira e reshje shiu

Ditën e sotme (15 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas SHMU-së, moti parashikohet fillimisht i kthjellët...

Për herë të parë, Serbia në stërvitje të përbashkët me Kinën

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë në fund të këtij muaji, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e...

“Krim i dyfishtë”, Bushati shpërthen ndaj Ramës për Thethin

Analisti Andi Bushati u shpreh kritik ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërtimet në Theth. I ftuar në një emision televiziv, Bushati tha...

Bamir Topi: Përplasja ime me Berishën nis pas Gërdecit dhe kulmon në 21 Janar!

Ish-presidenti Bamir Topi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV iu rikthye përpasjeve të ashpra madje edhe publike me kryeministrin Sali Berisha në vitet...

Lajme të tjera

Web TV