Shpërthen bombola e oksigjenit në spitalin COVID në Turqi, humbin jetën 9 pacientë

Një tragjedi ka ndodhur në një spital COVID në Gaziantep të Turqisë, ku shpërthimi i një bombole oksigjeni raportohet se i ka marrë jetën 9 pacientëve që po merrnin ndihmë mjekësore.

Shpërthimi ka ndodhur në një spital privat, ndërsa përveç viktimave ka edhe disa të plagosur. Mediat turke raportojnë se pacientët e tjerë që ishin të shtruar në këtë spital, janë transferuar me urgjencë në spitale të tjera dhe ndodhen në kujdesin intesiv.

Një makineri oksigjeni me fluks të lartë trajtimi për pacientët, është bërë shkak i shpërthimit të zjarrit. Viktimat janë të moshës mes 56-85 vjeç./Bl.Ba/Fjala.al