Zbardhet vrasja e efektivit të policisë në Lezhë, identifikohen autorët e krimit

Policia e Lezhës ka zbardhur vrasjen e efektivit të policisë Xhuljano Prela. Nga kontrolli i kamerave të sigurisë polica ka mundur të identifikojë automjetin dhe autorët e ngjarjes, së ndodhur më 5 Dhjetor.

Dy persona janë identifikuar dhe pritet të shpallen në kërkim ndërkombëtar. Të dyshuar si të përfshirë në ekzekutimin e 26-vjeçarin Xhulio Prela në superstradën Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Gajush, vrasësist besohet se janë larguar nga vendi ynë, pas krimit.

Bëhet me dije se grupi hetimor ka arritur të zbardhë edhe detaje të rëndësishme që kanë çuar deri në emrat e personave. Për shkak të sekretit hetimor, identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.

Dyshohet se ka patur një konflikt të çastit midis viktimës Xhulio Prela dhe autorëve të ngjarjes.

26-vjeçari po kthehej nga Shkodra në orët e para të mëngjesit të 5 dhjetorit, nga ku kishte dërguar më herët një të afërm të tij, por u ndalua dhe u qëllua disa herë me armë, ndërsa makina e tij përfundoi në një arë që ishte në anë të rrugës. Nuk besohet se autorët dhe polici të kishin pasur njohje më parë./Bl.Ba/Fjala.al