Shtëpi për vetëm 1 euro në fshatrat Italianë, lehtësi edhe për procedurat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shtëpi për më pak se një filxhan kafeje. Kjo është “oferta” që është bërë nga fshatra e qyteza të ndryshme italiane gjatë viteve të fundit, por shpesh është parë si një problem fakti që autoritetet lokale kërkojnë depozita bankare apo kushte të tjera shtesë.

Për të lehtësuar këto procedura kanë menduar dy shtetasit italianë Nicolò Bolla dhe Alessandro Barba. Ata janë partnerë biznesi, një nga Emilia Romanja dhe një nga Siçilia, të cilët kanë ndërtuar një faqe në internet me shtëpitë e disponueshme që nisin nga një euro.

“Ne përpiqemi të thjeshtojmë procedurat, jo vetëm me teknologjinë, por me të gjitha lehtësirat e mundshme mbi taksat, por dhe emigracionin”, shprehet Bolla, shkruan CNN. “Ne mund të ofrojmë lehtësira edhe për shtetasit që nuk janë italianë ose që kërkojnë të bëjnë një biznes në këto zona”, shton ai.

Për ta realizuar këtë, atyre u vijnë në ndihmë profesionet e tyre, njëri llogaritar dhe tjetri një ekspert i emigracionit. Në një situatë të vështirë lëvizje për shkak të pandemisë, ata synojnë ta kryejnë gjithçka me anë të internetit.

Aktualisht, në faqen e tyre në internet Auctions2Italy, janë vendosur 6 shtëpitë e para nga tre zona në Itali.

Arsyeja që autoritetet lokale ndërmarrin këto nisma ka të bëjë me shpopullimet e këtyre fshatrave, pasi të rinjtë janë larguar drejt qyteteve të mëdha.

Të fundit

Kruja i shkon të djathtës,PD mposht PS me rreth 200 vota,e vetmja fitore në qarkun Durrës

Partia Demokratike ka arritur një fitore të rëndësishme në bashkinë e Krujës, duke qenë e vetmja bashki në qarkun...

Arkivat të Vatikanit, çfarë fshihet mes dokumentash

Nga Leonard Veizi Zgjedhja e papës së ri, Leon XIV, nga Konklava, ka shtyrë disa studiues të besojnë se Arkiva e Vatikanit, - dikur e...

Përfundon procesi i numërimit në Kavajë! PD fiton me 53.75 % të votave

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Kavajës, ku PD-ASHM ka dalë forcë e parë. Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore...

Greqia po lulëzon sërish. Këtë herë, a do të zgjasë?

Financat publike duken të forta dhe ndërtimet e reja sinjalizojnë rilindje – ose arrogancën që paralajmëron një tjetër kolaps Paul Taylor Vinçat më në fund po...

Çfarë qeverisjeje pret vendi? Nga fjalët tek kontrata e re publike

Nga EDUART GJOKUTAJ – Qendra ALTAX.al Zgjedhjet kanë përfunduar, por verdikti i popullit ende nuk është bërë zyrtarisht publik. Përtej pritjes së rezultateve, Shqipëria përballet...

Lajme të tjera

Web TV