Lefter Maliqi: 20 për qind e stafit të policisë duhet larguar

Deputeti dhe anëtari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Lefter Maliqi deklaron se 20 për qind e policisë aktuale duhet të largohet si militante.

Gjatë emisionit “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” Maliqi tha se pjesa më e madhe e policisë është profesioniste dhe e denjë për detyrën që mban, por është një shumë që shkon deri në 20 për qind që e dëmton shumë punën e saj.

Sipas Maliqit, emërimet e bëra dhe që përfshijnë këtë përqindje janë partiake dhe larg kritereve të përcaktuara si dhe garës së ndershme për të qenë në radhët e policisë.

 -Unë kam respect për trupën e Policisë së Shtetit. 80% e tyre janë njerëz në sinkron me ligjin dhe të vjetër në detyrë, por rreth 20% janë militantë. Sigurisht që Policia e Shtetit ka të drejtën e votës.

-Militantë të kujt?

-Militantë të PS. Përdoren me urdhër politik./Fjala.al/Ke.Ba