Varhelyi hedh poshtë akuzat e Sali Berishës: Vettingu është thelbësor, s’duhet të ndalojë pavarësisht presioneve

EP-094320A_Hearing_VARHELYI_complete

Akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha që ‘shënjestron’ shefen e ONM, Genovava Calavera si bashkëpunëtore të kryeministrit Edi Rama kanë gjetur reagimin e Komisioneres për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Në një status në rrjetet sociale ai ka hedhur poshtë akuzat, ndërsa ka shprehur të gjithë besimin për stafin e tij.

“Akuzat e fundit të pabaza në shtyp dhe media sociale janë plotësisht të papranueshme, Unë kam besim të plotë në stafin tim dhe i qëndrojë pranë CalaveraRuiz dhe ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca.

Më lejoni të theksoj gjithashtu se Reforma në drejtësi dhe vettingu i gjyqësorit është thelbësor dhe nuk duhet të ngadalësohet, pavarësisht presioni”, shkruan Várhelyi në ‘Twitter’.

l.m/Fjala.al