Kursi i përgatitësit atletik, FSHF sjell përvojën më të mirë të futbollit modern

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur në fillim të muajit dhjetor kursin e përgatitësit atletik. Drejtuesi i këtij kursi është përgatitësi atletik i kombëtares shqiptare të futbollit, Luixhi Febrari.

Një mundësi e shkëlqyer për të gjithë të interesuarit për t’u kualifikuar profesionalisht përmes një kursi që do të ofrojë të gjithë eksperiencën më të mirë bashkëkohore dhe lektorë me emër. Përmes video-mesazheve këtë iniciativë të Federatës e kanë përshëndetur dhe vlerësuar shumë emra të njohur të futbollit dhe trajningut në Itali.

Duke filluar që nga Marçelo Lipi, Marko Rosi, Çezare Prandeli, Klaudio Ranieri, Xhani De Biazi, Simone Inzagi, Havier Zaneti, Fabio Kanavaro apo Roberto Mançini kanë ndarë këshillat e tyre me të interesuarit për të ndjekur këtë kurs dhe për t’u marrë me këtë profesion, që është mjaft i kërkuar në futbollin modern. Ata kanë shpjeguar posaçërisht për faqen zyrtare në Internet të Federatës Shqiptare të Futbollit rëndësinë e rolit të përgatitësi atletik për një skuadër futbolli dhe eksperiencën e tij me përgatitësit atletikë.

Në lidhje me ecurinë e kursit ka folur edhe drejtuesi i Sektorit të Edukimit në FSHF, Astrit Maçi, i cili thekson se trajneri i përgatitjes fizike është një hallkë shumë e rëndësishme për një skuadër futbolli në futbollin e sotëm. Maçi shprehet se të gjithë profesorët janë ndër emrat më të mëdhenj jo vetëm në Itali, por edhe në botë që flasin në bazë të gjithë kërkimeve shkencore të fundit, të viteve 2020. “Kursi i trajnerit i përgatitjes fizike është një nga kurset më të rëndësishme në të gjithë botën”, – ka thënë ai.

“Te ne ky është kursi i 4-t por sidoqoftë, nga formati, nga mënyra e organizimit i këtij kursi, nën drejtimin e profesor Luixhi Febrarit është diçka jashtëzakonisht e mirë, – ka vijuar Maçi. – Siç dihet futbolli nuk është shkencë, por shkenca ndihmon futbollin. Dhe shkenca është përgatitja fizike e cila ka njohuri të thella. Ajo që është më e mira e këtij kursi është se të gjithë profesorët, përveç tanëve, vijnë nga Italia, janë ndër emrat më të mëdhenj jo vetëm në Itali, por edhe në botë që flasin në bazë të gjithë kërkimeve shkencore të fundit, të viteve 2020.”

Lexo edhe :  Zyrtare: Carlo Ancelotti merr drejtimin e kombëtares më elektrizuese në botë!

“Është një kurs që është shumë i vështirë ta organizosh në këtë formë. Të gjithë ekipet që janë në elitë, nuk kanë një përgatitës fizike, por kanë 4-5. Sepse është hallka më e rëndësishme e skuadrës së futbollit. Detyrimisht teknika, taktika, por asnjë veprim nuk mund të bëhet nëse nuk kemi një skuadër të përgatitur fizikisht. Që të jetë e përgatitur fizikisht, duhet trajneri i përgatitjes fizike. Për këtë FSHF ka marrë si iniciativë që nuk mund të ketë licencim të një ekipi pjesëmarrës në kampionat nëse s’do të ketë në staf trajner të përgatitjes fizike”, – ka përfunduar zyrtari i FSHF-së.

l.m/Fjala.al

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV