“Mbështetjen e pakursyer”/ Cakaj thirrje qytetarëve në Medvegjë e Bujanoc: Paraqisni rastet e pasivizimit të adresave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se Këshilli Kombëtar Shqiptar ka ndërmarrë një fushatë për mbledhjen e të dhënave personale për gjithë shqiptarët me adresa të pasivizuara në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

“Për këtë arsye, veçanërisht këto ditë kemi ruajtur komunikim të ngushtë me Kryetarin e Këshillit, z. Ragmi Mustafa, për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e kësaj nisme.” – u shpreh Cakaj në postim.

Gjithashtu, Cakaj theksoi se dokumentimi i saktë i adresave të pasivizuara është parakusht për trajtimin e këtij procesi, që e konsideroi arbitrar dhe diskriminues ndaj shqiptarëve të Luginës.

Kryediplomati Cakaj u bëri thirrje të gjithë qytetarëve, të cilëve u janë pasivizuar adresat, të paraqesin rastet e tyre pranë zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc e Medvegjë.

“Ne do vazhdojmë mbështetjen e pakursyer me veprime konkrete politike, institucionale dhe diplomatike për të mbështetur shqiptarët e Luginës së Preshevës.”, përfundoi Cakaj reagimin e tij.

Të fundit

Unaza e Madhe çliron trafikun dhe shkurton distancat në kryeqytet

Prej pak ditësh Unaza e Madhe e Tiranës është e gjitha e aksesueshme për qarkullim, pas përfundimit të punimeve...

Deklarim deri në 31 mars 2025 të gjithë personat me pagë

Ulet pragu për deklarimin e të ardhurave personale. Të gjithë qytetarët që kanë marrë një pagë bruto mbi 100 mijë lekë në muaj do...

Mullaj: Plan i detajuar masash, mbi 200 sekuestrime të lëndëve piroteknike

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullaj, në një intervistë për News24, ka bërë një pasqyrë të masave të marra nga autoritetet për të...

“Madonna ishte vërtet e dashuruar me Sean Penn pavarësisht martesës së tyre të trazuar”

Martesa e Madonna dhe Sean Penn mund të ketë qenë e trazuar, por mbretëresha e popit ishte “vërtet e dashuruar” me aktorin, sipas regjisorit...

U arratisën nga burgu në Greqi, zbardhet identiteti i shqiptarëve

Janë identifikuar dy të burgosurit shqiptarë, të cilët mbrëmjen e djeshme u arratisën nga burgu i Kassavetias në Greqi. I pari është Lefter Toçi, 41...

Lajme të tjera

Web TV