Tenton të hyjë pa radhë, gruaja përplaset me deputetin e opozitës

Një zonjë e moshuar ka ndaluar deputetin e Kuvendit të Shqipërisë që të futet pa radhë në një institucion.

Selami Jenishehri, deputet i opozitës parlamentare në Kuvend, ka tentuar të futet pa radhë me pretendimin se ishte deputet, por e moshuara nuk e ka lejuar.

Në pamjet e filmuara të publikuara nga blogeri Olti Curri, gruaja dëgjohet teksa i thotë se edhe sikur të ishte president nuk ke të drejtë. Nga pamjet duket se debati ka ndodhur në një spital.

“Jo deputet me qenë, po super, edhe Presidenti nuk ka të drejtë”, i thotë e moshuara deputetit Jenishehri.

Kujtojmë se Jenisheri është kthyer në “objekt” të memeve në rrjetet sociale. Fillimisht ai tërhoqi vëmendjen me modelin e tij të flokëve të pazakontë për një deputet të Kuvendit.

Po ashtu, edhe biçikleta që deputeti përdor për të shkuar në Kuvend nuk ka mbetur jashtë vëmendjes.

Selami Jenisheri është deputeti i dalë nga listat e PD dhe njeherazi edhe më i vjetri në moshë, plot 80 vjeç./Bl.Ba/Fjala.al