Ushtelenca: Përgatitësi atletik, risi për Shqipërinë, domosdoshmëri për kohën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Keida Ushtelenca është një nga pjesëmarrëset e kursit të përgatitësit atletik, që po organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe ka nisur në fillim të muajit dhjetor. Ajo thotë për FSHF se niveli i mësimdhënies është mjaft i mirë dhe se është mjaft e kënaqur që është pjesë e kësaj iniciative. “Është për t’u vlerësuar fakti që FSHF për të disatën herë ofron këtë kurs intensiv të trajnimit të përgatitësve atletikë”, – thekson pedagogia në Universitetin e Sporteve të Tiranës.
“Ata që e njohin sadopak sportin ose futbollin në veçanti arrin ta kuptojë sa i rëndësishëm është përgatitësi atletikë për një skuadër, – ka vijuar ajo. – Sa i përket strukturës së trajnimit mund të them që është një trajnim shumë cilësor, kemi një ndërthurje të teorisë dhe praktikës. Në bazë të këtij kursi janë leksionet e teorisë së sportit që janë shumë të rëndësishme, por në këtë kurs kemi edhe lektorë të tjerë të cilët kanë shpjeguar psikologjinë e sportit, sociologjinë e sportit, didaktikën apo qoftë edhe të ushqyerit në sport.”
“Profesorët janë realisht shumë të përgatitur, kanë ardhur jo vetëm me leksione të përgjithshme, por me materiale të bazuara në kërkime shkencore të fundit të fushës së sportit dhe të futbollit, duke parë edhe metodologji shumë të mira të përdorura nga ata dhe nga teknologji të fundit të zhvilluara në Itali dhe në botë, – ka vjuar Ushtelenca. – Edhe pse jemi duke jetuar në kohë pandemie, kjo nuk ka penguar që të organizojmë një trajnim kaq të mirë duke na ardhur në ndihmë edhe platformat e komunikimit online, pasi leksionet po i marrim online.”
Sipas rregullores së FSHF, në çdo skuadër futbolli do të ketë një përgatitës atletik në stafin e një skuadre, por edhe në stolin e saj teknik. Duke parë edhe interesimin e madh pritet që ky kurs të zhvillohet sërish gjatë vitit të ardhshëm. Drejtuesi i këtij kursi është përgatitësi atletik i kombëtares shqiptare të futbollit, Luixhi Febrari. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë të interesuarit për t’u kualifikuar profesionalisht përmes një kursi që do të ofrojë të gjithë përvojën më të mirë bashkëkohore dhe lektorë me emër.

Lexo edhe :  Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, arrestohet 40-vjeçari i dënuar në Itali

l.m/Fjala.al

Të fundit

Ja disa mënyra se si të gjesh emra të përsosur për bebusha

Sot, ka miliona emra, por si ta gjesh të duhurin për fëmijën tënd, për nipin, mbesën, fëmijën e shoqes...

Po nuk ndryshuat, do jeni knock out me zgjedhjet e Tiranës!

Ben Andoni Do jetë e vështirë që kryeministri Rama pas këtij pushteti të madh të ardhur pas zgjedhjeve 2025 për të ruajtur një status quo...

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Formula 1, makina shpërbëhet si të ishte prej kartoni

Provat zyrtare në Çmimin e Madh të San Marinos në Formula 1 kanë regjistruar disa momente antkhi në tribuna, pas një aksidenti drithërues. Juki Tsunoda...

Tornado dhe stuhi të fuqishme godasin SHBA/16 viktima dhe mbi 700 mijë banesa pa energji

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e tornadove dhe stuhive të fuqishme që përfshinë pjesën qëndrore të Shteteve të Bashkuara nga...

‘SPAK kontrolloi disa lokale para zgjedhjeve’/Kandidati socialist në ‘telashe’nga hetimet

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka dhënë një analizë të thelluar mbi zgjedhjet e fundit, duke theksuar se procesi nuk...

Lajme të tjera

Web TV