Kupa e Ligës Angleze njeh dy gjysmëfinalistet e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brentfordi shtang Njukasëll Junajtid, Mançester Siti shpartallon Arsenalin. Transmetimet e mëdha sportive rikthehen në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar dhe në mesjavë Kupa e Ligës Angleze, e cila ka arritur në fazën e saj çerekfinale. Transmetuesi publik do t’i sjellë për sportdashësit të 4 sfidat që premtojnë spektakël dhe dy prej tyre janë luajtur të martën. Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar po sjell për sportdashësit drejtpërdrejt ndeshjet më të spikatura të dy prej veprimtarive të vendeve kryesore të Evropës, siç është Anglia dhe Gjermania.

Natyrisht, spikat Kupa e Ligës Angleze, e cila ka arritur në fazën e saj çerekfinale dhe transmetuesi publik ka sjellë të martën dy sfidat e para të çerekfinaleve. Gjithçka ka nisur me përballjen midis të papriturës së kësaj veprimtarie, Brentfordit, që ka pritur në fushën e vet Njukasëll Junajtid. Kjo ndeshje, që u transmetua në kanalin RTSH 3 të platformës së Radio-Televizionit Shqiptar, ka dhuruar një rezultat të papritur, sepse skuadra vendase, që militon në nivelin e dytë të kampionatit anglez të futbollit, ka fituar me një gol të vetëm, të shënuar në pjesën e dytë.

Ndërkaq, po të martën, duke nisur nga ora 21:00, në kanalin RTSH Sport, ka ardhur superdueli Arsenal-Mançester Siti, që është fituar nga miqtë me rezultatin e thellë 4-1. Miqtë kanë kaluar në epërsi pas vetëm 3 minutash lojë, me anë të Gabriel Zhezusit. Por Arsenali do të barazojë shifrat pas një gjysmëore lojë, me anë të Lakazetës. Në barazim 1-1 do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa ato të dytat do të vendosen praktikisht nga gabimi i portierit të Arsenalit, Runarson, që i dhuron golin Rijad Mahrezit në minutën e 55-të.

4 minuta më pas, Fil Foden përfiton nga tulatja e vendasve dhe gjen edhe golin e 3-të të miqve. Fati i ndeshjes do të vuloset përfundimisht në minutën e 73-të, kur Ajmerik Laporte shënon edhe golin e 4-t të Mançester Sitit, që shkon kështu në gjysmëfinale. Të mërkurën luhen dy takimet e tjera që do të vijnë të dyja në kanalin RTSH Sport të platformës së transmetuesit publik. Në përballjen e parë, që nis në ora 18:30, e papritura tjetër e këtyre çerekfinaleve, Stouk Siti sfidon Tohenhemin e trajnerit Zhoze Murinjo, që sigurisht e synon këtë trofe si ngushëllim për një sezon që ka nisur mirë, por është karakterizuar nga luhatje në kampionat.

Lexo edhe :  Asllani mes katër “rrugëve” tek Interi, një klub tërhiqet nga gara për shqiptarin

Ndërsa në mbrëmje, duke nisur nga ora 21:00, do të vijë drejtpërdrejt dueli mjaft interesant midis Evertonit dhe Mançester Junajtid, dy skuadrat që hëpërhë ndajnë vendin e 3-të dhe të 4-t. Për vendasit e trajnerit Karlo Ançeloti, sezoni ka nisur mirë, por më pas ekipi nisi të shkasë poshtë në renditje, ndërsa e kundërta ka ndodhur me “Djajtë e kuq” të homologut Ole Gunnar Solskjaer, të cilët kanë njohur rritje në lojën e tyre dhe, përtej eliminimit nga Liga e Kampioneve, mbeten në luftë për trofe në të gjitha frontet e tjera. Me pak fjalë, fundjava premton emocione që vetëm futbolli anglez mund t’i falë…/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Delvina në flakë, banorët me lot në sy! Evakuohen 3 fshatra

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha në fshatrat Vergo dhe Palavli të Delvinës, ku flakët raportohet se kanë djegur...

Newcastle e tepron me çmimin e kërkuar për Alexander Isak

Alexander Isak i ka kërkuar Newcastle të shqyrtojë mundësinë e një largimi të mundshëm nga klubi, por gjetja e një destinacioni të ri mund...

Ambasada Amerikane ka një mesazh për qytetarët shqiptarë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një mesazh të rëndësishme për të gjithë qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt SHBA me vizë...

Trafik armësh nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar?

Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim anëtarët e një grupi të strukturuar kriminal, të cilët akuzohen për trafik armësh nga Shqipëria drejt Mbretërisë...

“Buka”, GJKKO kalon në gjyq themeli dosjen në ngarkim të Ahmetajt

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim themeli dosjen "Buka" në...

Lajme të tjera

Web TV