Ndreu e ka me të gjithë: E tmerrshme si e pësuam golin e parë, 11-metërshi nuk ishte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu, nuk ka qenë i kënaqur as me të tijtë e as me gjykimin pas ndeshjes së humbur të mërkurën me Partizanin.

Kastrioti u mposht me rezultatin 0-2 nga Partizani dhe, duke folur Pas përfundimit të ndeshjes, Ndreu ka analizuar takimin, duke theksuar se, sipas tij, 11-metërshi i akorduar në fund nuk ishte.
“Kemi zhvilluar një lojë me dy tablo, – ka thënë ai. – Nuk lamë hapësira në pjesën e parë dhe nuk na rrezikuan. Në pjesën e dytë patëm rënie fizike, ndonëse u munduam ta freskojmë ekipin. Lëshuam terren dhe, për rrjedhojë, patëm vështirësi. Loja mund të shkonte drejt barazimit.”

Ai nuk i ka fshehur kontestimet për 11-metërshin e dhënë në fund për të kuqtë kryeqytetas. “Është një 11-metërsh i sajuar, nuk ka asnjë lidhje me të qenit një 11-metërsh, – ka shfryrë ai. – Pse 11-metërsh këtu, 11-metërsh në Kamëz, janë 11-metërsha që nuk duhet të jepen. Gjyqtarët duhet të jenë më të vëmendshëm.”

Në vijim, ai ka folur edhe golin e parë, të pësuar 5 minuta para fundit të kohës së rregullt. “Nuk e kam parë golin, sepse po merresha me stolin, – ka rrëfyer ai. – Tani që e shoh, është e tmerrshme. Është e tmerrshme se si e pësojmë golin. Në pushim të pjesës së parë i thashë lojtarëve që Partizani do jetë më agresiv.”

“Nuk i thashë të tërhiqen prapa, pasi i japim shumë mundësi kundërshtarit. Iu thashë të bënin presione në mesfushë si në pjesën e parë. Por edhe lodhja bën të vetën, kaq fuqi kemi”, – ka përfunduar trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu, teksa skuadra e tij ka zbritur tanimë në vendin e 7-të, në kuotën e 13 pikëve.

Të fundit

Studimi: Bukuria juaj vjen më shumë nga babai se nga nëna

Një studim interesant ka zbuluar se fëmijët marrin më shumë nga pamja e babait sesa e nënës. Sipas shkencëtarëve, ndonëse...

Pse ky antagonizëm ndaj rritjes së diagnozave me autizëm?

Gina Rippon* Rritja e ndjeshme e diagnozave në sëmundje të ndryshme si kanceri dhe diabeti ka nxitur debat për atë që disa e quajnë problem...

Lufta në Gaza, 21 fëmijë kanë ndërruar jetë nga uria dhe kequshqyerja në 3 ditët e fundit

Drejtori i spitalit Al-Shifa në Gaza, Dr. Mohammed Abu Salmiya, ka deklaruar për BBC se 21 fëmijë kanë ndërruar jetë nga uria dhe kequshqyerja...

Korçë/ 60-vjeçari gjendet i pajetë pranë banesës, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Korçë, ku një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në shkallët e pallatit ku banonte,...

Parku fotovoltaik në Belsh/ Balluku tregon procedurat: Ja sa do kushtojë projekti

ZëvendësKryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka nënshkruar marrëveshjen e kredisë dhe grantit për financimin të projektit për ndërtimin të parkut...

Lajme të tjera

Web TV