A mund të bëhet i pathyeshëm ekrani i telefonit inteligjent?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjigandi amerikan i prodhimit të xhamave “Corning” është bërë ofruesi dominant i ekraneve për telefonat inteligjent në të gjithë botën. Me një eksperiencë shekullore, kompania Corning ka një ekepertizë të pashembullt në shkencën e qelqit, qeramikës dhe fizikën optike.

Për shumë njerëz në mbarë botën, telefonat inteligjentë janë pjesë e jetës së përditshme që nga financat e deri tek media sociale. Por kur ekranet plasariten ose thyhen, mund të duket sikur jeta ndalet. Gjigandi amerikan Corning, ka më shumë se një dekadë që përpiqet të prodhojë ekrane sa më të fuqishme për telefonat.

Kjo ka një rëndësi të veçantë për tregjet në rritje të telefonave inteligjentë në Kinë dhe Indi, ku telefonat inteligjentë janë blerje ekstravagante për shumë njerëz.

Scott Forester është Zëvendës President i Produkteve të Marketingut dhe Novacioneve për “Gorilla Glass” të kompanisë Corning.

“Këto pajisje kushtojnë shumë për njerëzit me të ardhura të vogla në rajonet në zhvillim, ndaj qëndrueshmëria dhe jetëgjatësia e telefonit është tipar shumë më kritik për këto rajone sesa vendet e tjera të zhvilluara.”

E themeluar në vitin 1851, kompania Corning ka ndryshuar me kohën.

Në vitin 1879, Thomas Edison i kërkoi kompanisë Corning të krijonte qelqin për llambën e tij.

NASA përdori xhamin e prodhuar nga Corning për dritaret në anijet hapësinore.

Në vitin 1950, Corning u bë i pranishëm në familjet amerikane me enët e gatimit “CorningWare” dhe më vonë prodhoi ekranet për Iphone.

Aktualisht, Corning dominon industrinë botërore për ekranet e telefonave inteligjent. Produkti i fundit, “Gorilla Glass Victus” është edhe më i fortë, thotë kompania. John Bayne drejton linjën e prodhimit të ekraneve “Gorilla Glass”.

“Sa herë prodhojmë një ekran të ri, ne rrisim synimet tona. Ekrani i ri duhet të jetë më i mirë se varianti i mëparshëm dhe shumë më superior se konkurrentët.”

Lexo edhe :  Zvicra fiton Eurovision 2024

Kompania thotë se modeli Victus përmirësoi efektshmërinë si në gërvishtje ashtu edhe për thyerjen, e para në këtë industri. Scott Forester është me linjën e prodhimit të “Gorilla Glass” të kompanisë Corning.

“Modeli Victus mund të bjerë nga lartësia dy metra në një siprfaqe të ashpër si asfalti dhe ka dy herë më shumë efektshmëri krahasuar me modelin pararendës.”

Ndaj, kur të ju bjerë telefoni dhe ekrani të mos thyhet, ka të ngjarë që kjo të jetë falë kompanisë me qendër në shtetin e Nju Jorkut.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV